Lëvizjet/ Alibeaj po bie si kryetar grupi, shtrëngon fort vulën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj po i rrezikohet posti, pasi edhe disa deputetë që e kanë mbështetur deri tani po i dalin kundër. Alibeaj reagoi dje duke theksuar disa herë se: “Unë jam drejtues i PD-së pas shkëputjes së Lulzim Bashës”. Në ditët në vijim pritet që Ervin Salianji të tentojë zyrtarizmin si kreu i grupit Parlamentar të PD-së, edhe me nxitjen e Berishës.

Ndërsa ndodhej në Sarandë me një grup mbështetësish, kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, gjeti momentin të theksonte disa herë se ishte ai drejtuesi i Partisë Demokratike, sepse ia kishte lënë Lulzim Basha pas largimit. “Jam unë përfaqësuesi i demokratëve” është shprehur nga Saranda kryetari i PD Ebkelejd Alibeaj. Ai iu dha kështu përgjigje lëvizjeve të demokratëve për ta shkarkuar atë nga kreu i grupit, duke propozuar Ervin Salianjin. “Unë jam drejtues i PD pas shkëputjes së Lulzim Bashës. Unë jam përfaqësues i gjithë atyre demokratëve që kanë vendosur të shkëputen nga periudha tridhjetë e ca vjeçare e politikës shqiptare. Unë e kuptoj fare mirë hallin e atyre që herë pas here bëjnë këto lëvizje agresioni”, është shprehur Alibeaj, duke atakuar kështu Sali Berishën si personin që ka një marrëveshje me Ramën. Ai ka anashkaluar përgjigjen se përse shkarkoi nga grupi parlamentar katër deputetët Agron Shehaj, Tritan Shehu, Belind Këlliçi dhe Oerd Bylokbashi. Ndonëse e motivoi dy ditë më parë se “nuk janë distancuar nga dhuna e 8 janarit të vitit të kaluar në zyrat e PD-së”, sërish arsyeja është më e madhe se një “autokritikë” e katër deputetëve. Qëllimi mësohet se është që të mos krijohet kourumi i nevojshëm që Salianji të mbledhë firmat e nevojshme të deputetëve dhe të emërohet ai në krye të Grupit Parlamentar të PD-së. Ndërsa dje Alibeaj ka theksuar se Rama dhe Berisha janë bashkë në hallin e përbashkët që ata kanë. “Është hall i Sali Berishës dhe Edi Ramës. Jam mësuar tashmë me këto etiketime duke më venë në krah të Edi Ramës. Media e ka bërë publike se kush ka qenë bashkë me Edi Ramën në vitin 1991. Ata që janë bashkë kanë arsye hallet e tyre personale”, tha Alibeaj.

Lexo edhe :  Protesta e PD/ Berisha iu bashkohet militantëve

Nuk njeh kandidatët e Primareve

Kreu i Partisë Demokratike thotë se nuk do të njohë kandidatët e dalë nga primaret, për të garuar nën siglën e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit. “Nuk mund të ketë një kandidat të PD-së që garon me siglën e Partisë së Lirisë, kjo është jashtë çdo kuptimi. Ka vetëm një gjë, sigla, emblema, ideali, ajo që quhet Partia Demokratike”, tha Alibeaj në një prononcim për mediat nga Saranda, ku kishte marrë pjesë në një takim me anëtarët e degës. Alibeaj pranon se opozita duhet të bashkojë forcat për të mundur socialistët, por nuk e sheh me shumë optimizëm përfshirjen e Ilir Metës në koalicion. “Armiku, kundërshtari këtu është Edi Rama, e për pasojë duhen bashkuar forca. Secila prej partive të tjera politike kanë të drejtën të pozicionohen siç duan. Unë them një gjë, forca kryesore, mbështetja kryesore, shpresa kryesore është Partia Demokratike e Shqipërisë. Asaj do të duhet t’i bashkohemi, ajo është rruga e vetme”, tha Alibeaj.

Të fundit

“Do të kenë sukses financiar në 2025″/ Ja cilat shenja do të marrin rrogën e ëndrrave

Astrologu Evan Nathaniel Grim deklaroi se disa shenja të zodiakut do të kenë një sukses financiar në vitin 2025. 1. Binjakët Lidhja...

Ja cilat fruta të thata duhet të konsumoni, nëqoftëse keni mungesë hekuri

Nëse keni marramendje të shpeshta apo ndiheni të lodhur e të dobët, atëherë trupi juaj mund të jetë i mangët në hekur. Hekuri është një nga...

Vigjilje Krishtlindjesh, Pastori Akil Pano: Ngjarja më e madhe në besimin e krishterë!

Krishtlindja është një nga festat më të vyera për të gjithë besimtarët ortodoks dhe katolikë. E teksa jemi në vigjilje të Krishtlindjeve pastori Akil Pano në...

Kleri katolik dhe ortodoks uron besimtarët në prag të Krishtlindjeve

Në Shqipëri, ndërsa besimtarët katolikë dhe ortodoksë janë përgatitur të festojnë lindjen e Jezu Krishtit, udhëheqësit e tyre shpirtëror u përcollën sot mesazhin tradicional...

Udhëtarët shqiptarë tejkalojnë vizitorët e huaj! Europa, burimi i flukseve

Instat ka publikuar të dhënat e flukseve hyrëse-dalëse të shtetasve shqiptarë dhe të huaj përgjatë muajit nëntor. Shqipëria ka shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar...

Lajme të tjera

Web TV