Sylvinho optimist në stolin e Kombëtares: “Mund të arrijmë Europianin e vitit 2024”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i ri i Kombëtares, Silvinjo, në një intervistë ekskluzive në emisionin “SportZone”, foli për aventurën e re që e pret, ku deklaroi se shpirti i garës në skuadër nuk mund të negociohet.

“Prisni një trajner shumë i disponueshëm për njerëzit dhe futbollistët. Më pas duhet të kuptojmë me kë të luajmë dhe si do luajmë. Përpos pjesës taktike, ajo që do dëshiroj shumë, është shpirti i garës. Është diçka që nuk negociohet.

Në lidhje me objektivin, për tu kualifikuar në Europian, Silvinjo tha se Shqipëria mund t’ia dalë. Braziliani tregoi edhe pse ai bashkë me stafin vendosën të jetojnë në Tiranë.

Reja ka bërë punën e tij dhe ka bërë që të rriten shumë lojtarë të rinj në këtë ekip. Ne kemi objektivin të shkojmë në Europianin e 2024. Nuk besoj se kemi rrezik, jemi atje dhe do shkojmë të luajmë ndeshjet tona. Kmei lojtarë të fortë. Është një grup i ekuilibruar. Nuk është se rrezikojmë, por mund t’ia dalim për Europianin.

Viti më i mirë ishte 2016, kualifikimi në Europian. E njihja këtë kualifikim, kisha dëgjuar për këtë. Kam bërë një rrugëtim me Manaj në 2014. E rëndësishme që jo vetëm ai, por edhe lojtarët e tjerë, janë punëtorë.

Duke pasur lojtarë të fortë dhe cilësorë, kemi vendosur të jetojmë në Tiranë. Puna ime duhet të nisë që ketëj. I kisha mundësitë të jetoja diku tjetër, por ekipi kombëtar është ndryshe. Duhet të rri këtu, të njoh njerëzit nga afër. Këtë ndjesi ta reflektojmë në fushën e futbollit.

Me Dukën, ishte një darkë e rëndësishme. Më foli për veten, federatën, lojtarët dhe gjithçka tjetër., I fola për futbollin, ku gjetëm pjesën e përbashkët. U riktheva në shtëpi dhe pas 10 ditësh mora telefonatën për të drejtuar Shqipërinë”, u shpreh Silvinjo.

Të fundit

Barcelona merr një fitore komode në fushën e Las Palmas dhe ruan kryesimin e La Ligës

Barcelona bëri detyrën në transfertë ndaj Las Palmas, duke triumfuar 0-2 në duelin e vlefshëm për javë e 25-të...

Elon Musk mbështet sërish Alternativën për Gjermaninë përpara zgjedhjeve

Miliarderi amerikan Elon Musk, i cili është edhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump, ka publikuar sot në platformën X një postim...

Interi vuan por fiton ndaj Genoas, zikaltërit marrin përkohësisht kreun e Serie A

Interi mposhti minimalisht 1-0 Genoan në duelin e vlefshëm për javën e 26-të të Serisë A. Falë këtij triumfi, zikaltrit e Inzaghit kanë marrë...

E ardhmja e tregut të punës: Ku janë punët më të paguara

Ekspertët e inteligjencës artificiale, si dhe profesionistë nga fusha të tjera të teknologjisë së informacionit, tashmë janë shumë të kërkuar në tregun e punës...

3 Ushqimet që duhet t’i konsumoni në shkurt

Shkurti është muaji që shënon kalimin nga dimri në pranverë në shumë pjesë të botës, dhe kjo ndryshim sezoni vjen me një ndryshim në...

Lajme të tjera

Web TV