Mehaj njoftoi se i tha Peleshit që FSK është e gatshme për të ndihmuar me të gjitha kapacitetet, në çfarëdo situate të jetë e nevojshme.
Kosova është në gadishmëri për të ndihmuar Shqipërinë në rast nevoje, pas tërmetit me magnitudë 4.7 që tronditi vendin një natë më parë. Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj, ka njoftuar se mbrëmë ka telefonuar homologun e tij shqiptar, Niko Peleshin, pas tërmetit 5.2 ballësh që goditi Shqipërinë. Në këtë bisedë, Mehaj njoftoi se i tha Peleshit që FSK është e gatshme për të ndihmuar me të gjitha kapacitetet, në çfarëdo situate të jetë e nevojshme.
“Pas tërmetit të sontëm në Republikën e Shqipërisë, kam kontaktuar menjëherë Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi. Nga autoriteti im zyrtar dhe përgjegjësia vëllazërore, i shpreha gatishmërinë e plotë dhe të menjëhershme për mbështetje në reagim me të gjitha kapacitetet tona specialistike operacionale të FSK-së. Përveç mirënjohjes vëllazërore, Ministri Peleshi më gëzoi me informacionin se aktualisht gjendja është nën menaxhim dhe kontroll të strukturave të Mbrojtjes Civile të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkisë së Klosit. Së bashku me Ministrin Peleshi do të jemi në komunikim intenziv, si gjithmonë, për monitorim të situatës në vazhdim. Në të mirë e në vështirësi jemi bashkë si gjithmonë!” ka shkruar Mehaj në facebook.
Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter, goditi mbrëmjen e së dielës Shqipërinë, rreth orës 22.45 minuta. Sipas të dhënave zyrtare epiqendra ka qenë 25 kilometra në verilindje, në zonën e Klosit, në Burrel. Pak minuta më pas u rregjistrua dhe një pasgoditje me magnitudë 4.1. Lëkundjet janë ndjerë më shumë në zonën e Klosit dhe Bulqizës, por nuk kanë kursyer as kryeqytetin dhe qytete të tjera si Pogradeci, Durrësi dhe Lezha. Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile bëri të ditur se janë raportuar dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos, në disa banesa ku ka patur plasaritje të mureve. Gjatë natës janë regjistruar dhe pasgoditje të tjera