Tensionet Kosovë-Serbi/ Richard Grenell: Fajtorë për kaosin janë SHBA-të dhe Kurti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, ka deklaruar se shkaktarë për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë SHBA dhe Kryeministri Albin Kurti.

Sipas Grenell, fakti që SHBA ia ka lënë në dorë Evropës zgjidhjen e tensioneve mes Beogradit dhe Prishtinës, dhe problemi që Kryeministri Kurti nuk merr përsipër pasojat e veprimeve, kanë sjellë kaos në veri të Kosovës.

Grenell hoqi një paralele mes situatës në veri të Kosovës gjatë periudhës kur në krye të SHBA ishte Donald Trump dhe aktualisht në presidencën e Joe Biden.

“Mendoj se është shumë e qartë se me zbatimin e marrëveshjeve ekonomike, ne po përpiqeshim të sillnim zhvillim ekonomik dhe vende pune për të rinjtë, të sillnim kompani dhe investime perëndimore, të hapnim kufijtë dhe tani kemi arritur një kaos për shkak të të cilit shohim se duhet të ndërhyjnë forcat e NATO-s. Ai ndryshim ishte Albin Kurti”, tha Grenell.

Të fundit

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK dorëzon në GJKKO bisedat në Sky Ecc

Është mbajtur në Apelin e GJKKO seanca ndaj kopshtarit të kompleksit “Golden”, i akuzuar për përfshirje në rrëmbimin dhe...

Gara në sektorin teknologjik/ “Meta” lëshon aplikacion falas të inteligjencës artificiale

Meta, kompania mëmë e platformës Facebook ka bërë të ditur se ka lëshuar një aplikacion falas të pavarur të inteligjencës artificiale për asistentin e...

Oreksi i Italisë për dru nxit krizën e pyjeve në Shqipëri

Shqipëria ka humbur rreth 6.5% të sipërfaqes së saj totale pyjore gjatë 20 viteve të fundit. Kërkimet tregojnë se moratoriumi i vendosur nga vendi...

Milionerët e opozitës

Nga ARTUR  AJAZI Flasin dhe akuzojnë, sulen dhe premtojnë, por harrojnë se populli i njeh mirë. Harrojnë se shqiptarët i dinë kësaj opozite edhe “dhëmbët...

Mbi 1400 vrasje nga janari në qytetin meksikan/ Ekzekutohet anëtari i këshillit bashkiak

Një tjetër akt dhune tronditi qytetin Teocaltiche në Meksikë, pasi Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Bashkiak, José Luis Pereira, u qëllua për vdekje teksa...

Lajme të tjera

Web TV