‘Fati’ i Olta Xhaçkës/ Zbardhet vendimi që mori Gjykata Kushtetuese për ministren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka përfunduar seanca e parë në Gjykatën Kushtetuese për mandatin e Ministres së Jashtme Olta Xhaçka .

Në seancën e sotme që nisi në orën 10:00 u shqyrtua kërkesa e 14 deputetëve të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të Xhaçkës.

Përfaqësuesi i PD-së, Marash Logu ka kërkuar që GJK të detyrojë Kuvendin që ta cojë në gjyq mandatin e Xhaçkës, ndërsa pala tjetër kundërshton.

Përfaqësuesi i Kuvendit pretendon se kërkesa e Partisë Demokratike nuk ka përmbushur as kriteret formale që duhen.

Erind Mërkuri ka marrë në mbrojtje ministren Olta Xhaçka dhe është shprehur se Kuvendi do të kërkojë rrëzimin e kërkesës së pasi veprimet e familjarëve nuk mund të përfshihen tek veprimet e deputetit.

Opozita pretendon se deputetja Xhaçka është në konflikt të hapur interesi, sepse kompania e bashkëshortit të saj, pra edhe ajo vet, kanë përfituar pasuri publike shtetërore, gjatë investimit në një objekt turistik.

Ndërsa sipas socialistëve, ky rast nuk ka të bëjë me konflikt interesi, dhe propozojnë në raportin e tyre, që mocionet e opozitës të mos i përcillet Gjykatës Kushtetuese, sepse shoqëria e bashkëshortit të deputetes Xhaçka do të ndërtojë me leje në një truall privat dhe nuk ka ndonjë kontratë me institucione për të përfituar nga prona publike.

Gjykata Kushtetuese pas dëgjimit të pretendimeve nga palët, u tërhoq për vendim.

Vendimi pritet të shpallet brenda 30 ditëve.

 

Të fundit

Do vrisnin Ines Hajrullën dhe Ervis Matodashajn,GJKKO dënon Luzin dhe Nikollin

Gjykata e Posaçme ka dënuar anëtarët e grupit kriminal që planifikuan të vrisnin Ines Hajrullën dhe Ervis Matodashajn në...

“Mbajtën të mbyllur 26-vjeçaren në Astir”/ Kush janë 5 personat e shpallur në kërkim

Policia e Tiranës zbërthen ngjarjen e ndodhur dje në Astir. Sipas bluve, 26-vjeçarja S.Q e cila telefonoi dhe alarmuar policinë është mbajtur e mbyllur...

Gjendet i vdekur në rrugë një 58-vjeçar në Korçë

KORÇË- Një 58-vjecar nga Rrësheni është gjetur i vdekur në rrugën e Kapshticës. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se...

Shpenzimet më të mëdha në jetë i bëjmë në moshën 31-vjeçare

Një studim i realizuar nga kompania ClearScore, ku morën pjesë 3,000 individë, ka zbuluar se britanikët shpenzojnë më shumë para në moshën 31-vjeçare. Ky rezultat...

Zyrtarisht nën hetim, deputeti i PD paraqitet në GJKKO

Deputeti i PD Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO! Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbylli hetimet pak ditë më parë dhe përcolli...

Lajme të tjera

Web TV