Koronavirusi/ Bëni si them unë, por jo çfarë bëj unë ( Video epike)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E gjithë bota është alarmuar nga koronavirusi i ri që ka përfshirë shumë shtete, Covid-19. Koronavirusi shpërtheu në fund të vitit të kaluar në Kinë dhe tani është përhapur në më shumë se 80 vende të botës.

Organizata Botërore e Shëndetit, OBSH, njofton se numri i rasteve të infektuara nga koronavirusi kalojnë 100.000, ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën janë 3.200 në të gjithë botën. Ndërkohë që të gjitha qeveritë e vendeve kanë paralajmëruar për rrezikshmërinë e koronavirusit, ata gjithashtu kanë udhëzuar përmes medias sesi të kujdesemi ndaj tij.

Disa rregulla themelore të higjienës të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë Shqipëri,  që çdo kush prej nesh duhet ti zbatojë janë:


Ndërkohë në rrjetet sociale është duke qarkulluar një ‘video epike’, e një zyrtareje e cila këshillon qytetarët se si të mbrohen nga koronavirusi. Por ajo që të gjithë mbetën të habitur është fakti që vetë zyrtarja nuk i përmbahet këtyre rregullave.

Në momentin që ajo thotë: “Duke nisur që sot mundohuni të mos prekni fytyrën sepse një nga mënyrat kryesore për përhapjen e virusit është kur prek gojën, hundën ose sytë.”, dhe në atë moment ajo njomë gishtin me pështymë për të shfletuar faqen e materialit që kishte përpara./Fjala.al

https://www.youtube.com/watch?v=VRf6TPUu294

Të fundit

SPAK mbyll hetimet për Ilir Metën, më 4 gusht i komunikon akuzat ish-Presidentit

Ish-presidenti Ilir Meta është thirrur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion të hënën në datë 4 gusht, ora 11:00 për...

Pas më shumë se dy dekadash, shitet për këtë çmim çorapja e Michael Jackson!

Një nga çorapet e famshme të Michael Jackson, të cilën ai e ka veshur gjatë një prej koncerteve të tij legjendarë, është shitur në...

Nga 500 deri në 5 mijë lekë më shumë, sa do rriten tarifat kadastrale!

Një udhëzim i ri i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), i miratuar më 30 maj 2025 tashmë i publikuar në faqen zyrtare të institucionit,...

GJKKO i caktoi “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitetet në SPAK

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK-ut. Ajo u paraqit në SPAK,...

Ndre Mjeda, fjala si besim, poezia si atdhe

1 gusht 1937 – Vdekja e klerikut poet Nga Leonard Veizi Në agun e zymtë të shekullit XIX, kur Shqipëria ishte ende e mbyllur në prangat...

Lajme të tjera

Web TV