Moti për ditën e sotme/ Erë e fortë, stuhi, reshje shiu dhe borë në zonat malore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vijon Shqipëria me vranësira dhe shira me intensitet të lartë në ultësirën perëndimore duke krijuar probleme të mëtejshme ndërsa në zonat malore verilindore dhe juglindore do të ketë reshje të dendura dëbore. Orët e mesditës sjellin një ndërprerje të përkohshme të reshjeve për të ri-nisur sërish gjatë pasdites ku do të ketë edhe rrebeshe shiu shoqëruar me rrufe dhe shkarkesa elektrike. Situata e paqëndrueshme atmosferike mbetet prezente edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 1 – 2 gradë, në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 15°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 55 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të krijohet dallgëzim deri në 5 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës, paraqitet me vranësira dhe rrebeshe shiu ku herë pas here shoqërohen me stuhi të forta ere. Në zona të thella malore vijojnë reshjet e dendura të dëborës. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të shtojnë me tej vranësirat duke gjeneruar reshje shiu e dëbore me intensitet mesatar deri të lartë në zona të veçanta, kryesisht në jugperëndim të Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike karakterizojnë motin edhe në MV ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante. Më problematike situata paraqitet gjate orëve të pasdites pasi shirat do të jenë me intensitet të larte. Herë pas here do të ketë rrebeshe dhe stuhi të forta ere. Parashikohet që gjatë orëve të vona të natës të fillojnë gradualisht edhe reshjet e dëborës, si pasojë e ndryshimit të masave ajrore të cilat do të vijnë nga veriu i Evropës.

Lexo edhe :  Ndahet nga jeta Baba Hekurani, udhëheqësi shpirtëror bektashi i teqesë së Alipostivanit

Rajoni dhe Evropa

Zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare në veriperëndim të kontinentit POR me ndikim deri në veri të Italisë do të sjellë reshje intensive si edhe stuhi të forta ere në: ishujt britanikë, Evropën qendrore, zonën e alpeve deri në Italinë qendrore. Po ashtu, si pasojë e masave të ftohta me origjinë polare gadishulli i Ballkanit do të përjetojë reshje të konsiderueshme dëbore dhe temperatura shumë të ulëta. Moti i kthjellët dhe vranësira të shpeshta do të jenë dominante në Evropën jugperëndimore dhe brigjet e Egjeut.

Të fundit

Ushtria amerikane pritet të fillojë dërgimin e imigrantëve në Gjirin e Guantanamos

Avioni i parë ushtarak me imigrantë të arrestuar pritet të niset të martën drejt Gjirit të Guantanamos, sipas zyrtarëve...

Upss, çfarë ishte kjo? Ledri Vula bën veprimin e papritur ndaj Eglit

Por me veprimin e fundit Ledri ka ndez gjithë rrjetin, shkruan “Kosovarja”. Në ‘story’ Ledri ishte ai i cili ka ripostuar një video te Eglit...

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë/ Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës të imunitetit, kolla e ka rrugën...

Mediat greke: Mbi 11 mijë banorë të Santorinit janë larguar nga ishulli

Banorët e Santorinit po largohen masivisht nga ishulli pas lëkundjeve të vazhdueshme sizmike që kanë tronditur zonën. Sipas raportimeve nga mediat greke, mbi 11...

Administrata Trump harton urdhrin ekzekutiv për të eliminimin e Departamentit të Arsimit

  Administrata Trump ka filluar hartimin e një urdhri ekzekutiv që do të nisë procesin e eliminimit të Departamentit të Arsimit, masa e fundit e...

Lajme të tjera

Web TV