SHBA/ 8.3 miliardë dollarë për të luftuar COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Donald Trump nënshkroi ligjin që parashikon më shumë se 8 miliard dollarë fonde emergjente, për t’u përballur me krizën në rritje të koronavirusit.

Pesë shtete amerikane, Merilendi, Kalifornia, Florida, Uashingtoni dhe Havai kanë shpallur gjendjen e emergjencës për shkak të virusit. Gjithsej në SHBA janë konfirmuar 230 raste infektimi dhe numri i të vdekurve ka arritur në 14.

Presidenti Trump kishte planifikuar ta nënshkruante projekt-ligjin gjatë një vizite në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Atlanta të shtetit Georgia. Por ai u tha gazetarëve se ekzistonin shqetësime për “një person që mund të ishte infektuar”, dhe që punonte në këto qendra.

Presidenti Trump tha se personi në fakt ishte testuar negativ për koronavirusin dhe se ai ende shpresonte ta vizitonte agjencinë në një të ardhme.

“Ne kemi një numër shumë të ulët krahasuar me vendet e mëdha në të gjithë botën. Shifrat tona janë më të ulëta se kudo tjetër,” tha Presidenti Trump. “Ishte një problem i paparashikuar, erdhi papritur. Ne jemi duke u marrë me të,” tha ai.

Fondet prej 8.3 miliardë dollarësh u miratuan thuajse njëzëri nga të dyja dhomat e Kongresit, me synimin për të qetësuar publikun dhe për të përshpejtuar reagimin e qeverisë ndaj virusit.

Legjislacioni që nënshkroi Presidenti Trump u siguron agjencive federale të shëndetit publik fonde për vaksinat, testet dhe trajtimet e mundshme si dhe ndihmon qeveritë e shteteve dhe ato lokale të përgatiten për t’iu përgjigjur kërcënimit të koronavirusit, që ka tronditur tregjet financiare, po krijon çrregullime në udhëtimet e njerëzve dhe ka kërcënuar ekonominë amerikane, e cila ka qenë në rritje të shpejtë prej një dekade.​

Lexo edhe :  Netanyahu lutet për Trump: Ka marrë përgjegjësinë kundër së keqes!

Një ndër qeveritë lokale që po përballet me koronavirusin është ajo në Montgomery të shtetit Merilend, jo shumë larg nga Shtëpia e Bardhë. Dje, Montgomery konfirmoi rastet e tij të para.

Zyrtarët e Kalifornisë shpallën gjendjen e emergjencës pas vdekjes së një personi nga koronavirusi.

Personi që vdiq ka të ngjarë të jetë ekspozuar gjatë një lundrimi me anijen Grand Princess, e cila udhëtonte nga Meksika për në San Francisko. Anija do të qëndrojë përballë brigjeve të San Franciskos.

“Anija nuk do të dalë në det, derisa të vlerësojmë siç duhet pasagjerët,” thotë Gavin Newsom, Guvernator i Kalifornisë.

Ndërkaq, Sekretari amerikan i Shëndetësisë Alex Azar tha të enjten se një milion komplete testestimi për koronavirusin pritet të arrijnë këtë fundjavë në laboratorët e vendit.

Administrata e Presidentit Trump është bërë objekt kritikash për mungesat e kompleteve të testimit.

Të fundit

Çfarë po fsheh Irani nga inspektorët ndërkombëtarë?

Irani i ka ndaluar shefit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, hyrjen në vend. Ministri i jashtëm iranian...

Përplasen dy makina në Pogradec! Plagosen tre persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në rrugën që lidh qytetin e Pogradecit me fshatin turistik Tushemisht. Mësohet se dy automjete janë përplasur...

Çfarë po ndodh me Metën pas hekurave? Blushi: Masa represive, as avokati s’e takon dot

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër ndaj trajtimit të ish-Presidentit Ilir Meta në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve...

Kancelari Merz paralajmëron gjermanët: Nuk duhet ta marrim sigurinë tonë si të mirëqenë

Kancelari gjerman Friedrich Merz bëri thirrje për përpjekje më të mëdha mbrojtëse gjatë një vizite sot në Bundeswehr. Merz vuri në dukje luftën e...

“Le të vdesin”/ Emërimi i ministrit të ri nga Mistotakis shkakton polemika në Greqi

Qeveria greke ka zëvendësuar katër ministrat që të premten dhanë dorëheqjen si pasojë e skandalit për abuzimin me fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë. Thanos...

Lajme të tjera

Web TV