Vrasja në Gramsh, flet kryeplaku i fshatit: Nuk kishin konflikte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeplaku i fshatit Tervol të Gramshit, Ermal Sharku ka folur për ngjarjen e rëndë që tronditi vendin, ku Xhevit Sinani vrau me sëpatë gruan dhe vëllain e tij. Ai tha për gazetaren e Abc Neës, Gerta Vasku se familja nuk kishin konflikte dhe se nuk ishin në dijeni se autori vuante nga skleroza.

“Nuk ka patur as ankesa. Jam komshi me të ndjerin dhe shkonim shumë mirë. Janë familje e mirë dhe me tradita. Kjo që ndodhi na ka lënë pa fjalë. Jemi të shokuar. Shpresojmë që ta marrim vesh arsyen se pse ndodhi.”, tha kryeplaku i fshatit mes të tjerash për gazetaren Gerta Vasku.

75 vjeçari Xhevit Sinani fillimisht ka vrarë gruan e tij, Zeqinenë dhe më pas të vëllain në banesën e tij. Më pas ai ka shkruar te krushqit e tij ku dhe ka marrë në telefon të birin duke i thënë se ka vrarë të ëmën dhe xhaxhain e tij. Më pas, autori është arrestuar nga policia.

Të fundit

Përmbyset në aksin Fier-Levan furgoni, përfundon në spital shoferi

Një furgon pasagjerësh është përmbysur pak minuta më parë në aksin Fier- Levan. Burimet policore bëjnë me dije se në...

Ndihmoi 38 vjeçarin që rrahu punonjësen e OSHEE dje, arrestohet bashkëpunëtori

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 30-vjeçar i cili ndihmoi Spartak Carën të largohej nga vendi i ngjarjes pas një incidenti të...

Deputetja e PD i nënshtrohet operacionit në QSUT: Mjekët shqiptarë më rikthyen besimin…

Deputetja e listës së mbyllur të PD, Mesila Doda i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në QSUT. Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar...

Trump dhe Zelensky takohen para ceremonisë mortore, burimet: Do të ketë një takim të dytë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, patën një takim para funeralit të Papa Françeskut të shtunën, sipas Sergii Nykyforov,...

LIVE/ Bota i jep lamtumirën Papa Françeskut, nis riti i varrimit të Atit të Shenjtë!

Bota i jep sot lamtumirën e fundit Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta në Romë, më 21 Prill, në moshën 88-vjeçare. Riti për varrimin...

Lajme të tjera

Web TV