Jeton në kabinë elektrike/ Historia e ish-mësuese Violetës: Heshtja më tremb!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të shtunë në emisionin Real People, në Euronews Albania, ishte e ftuar një ish-mësuese me emrin Violeta e cila jeton në Tiranë në një kabinë elektrike me sipërfaqe 23 metrash katrorë.

Në intervistën e veçantë të dhënë për gazetarin Flor Gjini, Violeta zgjodhi të përcillte dhe disa mesazhe për njerëzit. Ajo tha se edhe sot ndihet një fëmijë që nuk dëshpërohet, pasi sipas saj çdokush që u dëshpërua dhe u egërsua në këtë jetë, vetëm u shëmtua dhe kurrë nuk fitoi agjë.

Pjesë nga biseda:

Flor Gjini: Të kanë pëlqyer gjithmonë lojërat fëmijnore?

Violeta: Shumë!

Flor Gjini: Si të duket jeta sot të duket si një loj fëmijnore?

Viloeta: Unë gjithmonë jam një fëmijë gjigand. Nuk më mërzit asnjë gjë, nuk mendoj për zënie mendoj për zgjidhje. Kush u dëshpërua dhe nuk u shëmtua, kush u egërsua dhe nuk u shëmtua?! Kush e egërsua dhe fitoi?!

Flor Gjini: E zhurmshme kjo rrugë.

Violeta: Zhurma është e domosdoshme, mua heshtja më tremb. Heshtja është e frikshme, kam parasysh Leon Tolstoin, heshtja e Moskës ishte fatale.

Flor Gjini: Prandaj na duhet pak lagje me zhurmë!

Violeta: Me zhurmë që ka gjallesë!

Të fundit

Pensionet me Italinë, procedura që duhet të kryejnë dhe ku bëhet aplikimi

Dekretimi brenda pak javësh nga Presidenti italian, Sergio Mattarella, është hapi i fundit për njohjen e pensioneve për shtetasit...

Nxënësit bojkotojnë…Berishën/ Mësim normal në shkollat e Tiranës dhe në qytetet e tjera

Mësimet kanë filluar sot rregullisht në gjithë vendin, megjithëse Sali Berisha u bëri thirrje nxënësve të bojkotonin së paku orën e parë dhe kërcënoi...

Shifrat: 1 në 10 persona në Shqipëri vuan nga veshkat, nefrologët tregojnë problemet

1 në 10 persona vuajnë nga sëmundjet e veshkave në Shqipëri por kjo shifër është edhe më e madhe pasi  një pjesë e madhe...

Avokati amerikan i Veliajt shkon në GJKKO, sot seanca e Apelit për kryebashkiakun

Joshua Roberts, avokati amerikan që po ndjek çështjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, sapo ka mbërritur në GJKKO, ku do të mbahet seanca mbi...

Veliaj në Apelin e GJKKO-së, “blindohet” SPAK-u

Pak minuta përpara nisjes së seancës për kryebashkiakun Veliaj, teksa ai ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme, Policia e Shtetit është vendosur pranë godinës...

Lajme të tjera

Web TV