Zbuloi sëmundjen kur ishte 29 vjeçe, Amantia rrëfen si i ndryshoi jeta: Humba punën…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Amantia ishte këtë të diel në rubrikën “Kam një mesazh për ty”, në “E Diela Shqiptare”, në Tv Klan, ku ka treguar historinë e saj.

Ajo prej 13 vitesh vuan nga Parkinsoni një sëmundje e cila i ka sjellë dhimbje e shumë vështirësi në përditshmërinë e saj, por megjithatë ajo ka vendosur të mos e quaj sëmundje, por i ka vendosur një emër Ami, pasi sëmundje sipas saj do të thotë “s’e mund dot”, ndërsa ajo është e vendosur ta luftojë deri në fund.

Sipas saj, Ami ka trokitur te ajo kur ishte vetëm 29 vjeçe dhe fëmijët i kishte ende të vegjël.  Pesë vitet e para nuk ishin shumë të vështira për të, por më pas gjërat u vështirësuan më shumë.

Ardit Gjebrea: Çfarë është Amantia?

Amantia:  Është një vajzë e thjeshtë që deri në moshën 29 vjeçe kishte shumë pasion për shumë gjëra. I arriti.

Ardit Gjebrea: Çfarë arriti Amantia?

Amantia:  Arriti diçka që unë e quaj madhore, të martohet e të ketë edhe tre fëmijë.

Ardit Gjebrea: T’i kesh me jetë.

Amantia:  Deri në moshën 29 vjeçe. Studiova u futa edhe në punë. Është normale, por për mua ishte një arritje akoma më e madhe.

Ardit Gjebrea: Po në moshën 29 vjeçe kush erdhi në jetën tënde?

Amantia:  Trokiti Ami.

Ardit Gjebrea:  Ami. Me çfarë sëmundje trokiti Ami?

Amantia:  Me një sëmundje e cila u përket moshave madhore. Pothuajse çdo gjë ndryshoi, unë humba punën, humba të përditshmen, normalitetin e të përditshmes. Ndërkohë që kisha edhe fëmijët, të paktën vajza ishte 1 vjeçe e gjysmë, ndërsa djemtë 6 dhe 5. Pak më të rritur.

Ardit Gjebrea: Po prapë të vegjël.

Amantia:  Përsëri të vegjël. Por kjo lloj sëmundje e cila është Parkinson dhe ka të bëjë me dopaminën e cila është një lëndë që shkatërron çdo gjë, ecjen, qëndrimin.

Lexo edhe :  Klajdi Musabelliu: BBV më riktheu në skenë. Për mua është një adoleshencë e dytë!

Ardit Gjebrea: Funksionet e organizmit?

Amantia:  Po ka vetinë të dobësojë çdo gjë, të mos jesh më e para.

Ardit Gjebrea: Çfarë fillove të ndieje?

Amantia:  Nisesha për drejtë dhe e gjeja veten në të majtë pa e kontrolluar. Filloi edhe një dridhje e lehtë te duart. Në fillim mendoja se ishte ankth,se sa isha futur në punë dhe përpiqesha të fitoja një post të mirë.

Ardit Gjebrea: Ishe në Athinë. Dhe je në Athinë ndërkohë.

Amantia:  Po 25 vite.

Ardit Gjebrea: 25 vite në Athinë, ndërkohë ke 13 vite me Parkinson. Si ka shkuar kjo lufta mes Amantias dhe Amit që të solli Parkinsonin brenda teje.

Amantia:  Kjo sëmundje ka një veti, të jep dhuratë 5 vjet. Nga koha kur shfaqet të japin ca ilaçe dhe ti mendon se gjendja është e qëndrueshëm. Nuk ka shenja që të vënë në mendim se ç’do bëhet më vonë.  Quhet gjendja e mjaltit në mjekësi. Në këto 5 vite ilaçet krijojnë një farë piramide dhe kur arrin maja e piramidës aty shpërthen çdo gjë. Je i detyruar të ndorsh terapinë, por nuk e ke të sigurt se edhe ajo është një provë. Mjekësia duhet të bëjë disa prova për të parë se cila të përshtatet. Se e njëjta sëmundje është ndryshe te unë e ndryshe te dikush tjetër, ka shumë fytyra.

Të fundit

Ç’fitoi doktori nga dashuria për Trump?

Që prej rikthimit të Donald Trump në Presidencë në SHBA, Partia Demokratike dhe Sali Berisha kanë patur shpresë se...

Trump bën thirrje për ndihmë urgjente në Gaza: Çdo grimcë ushqimi duhet të hyjë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për ndihmë humanitare në Rripin e Gazës, duke deklaruar se Izraeli duhet të...

Çështja “Epstein”, Trump kërkon dëshminë e miliarderit Rupert Murdoch

Trump kërkon që Rupert Murdoch të dëshmojë brenda dy javësh në çështjen për shpifje ndaj Wall Street Journal Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka kërkuar...

Vrau 52-vjeçaren në banesën e saj dhe i vuri flakën, policia zbardh ngjarjen e rëndë

Policia e Pogradecit ka zbardhur rrethanat dhe autorësinë e ngjarjes së rëndë të ndodhur dje, në Pogradec, ku një 31-vjeçar vrau me thikë një...

Plagoset rëndë me thikë i moshuari në Durrës, detajet e para nga ngjarja

Një person ka mbetur i plagosur me thikë në Durrës. Bëhet fjalë për një 70-vjeçar i cili ndodhet në gjendje të rëndë. Autor i kësaj...

Lajme të tjera

Web TV