Ish-prifti 81-vjeçar martohet me djalin 27-vjeçar (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Philip Clements dhe 27-vjeçari Florin Marin, u njohën në një aplikacion online dhe para tre vitesh ata u martuan. Philips është një ish prift 81-vjeçar dhe ai jeton me partnerin e tij më të ri në moshë në Rumani.

Pjesën më të madhe të martesës së tyre ato e kanë kaluara të ndarë, por kohët e fundit i moshuari është transferuar në Bukuresht dhe tashmë çifti po pret me padurim që të festojnë përvjetorin e tyre të tretë.

“Ai më kupton shumë mirë dhe unë atë gjithashtu. E di kur është i zënë kujdesem që të mos e shqetësoj dhe t’i lejoj të gjithë hapësirën e nevojshme. Ai duhet të shfrytëzoj kohën për të qenë pranë të rinjve, është shumë e rëndësishme një gjë e tillë, kur ekziston ky ndryshim i madh në moshë”,u shpreh Philip për The Sun.

“Duhet të kemi kujdes me paratë, por jetesa në Rumani është më e lirë se në Angli, kështu që besoj që paratë janë mëse të mjaftueshme. Na presin përpara shumë momente për të jetuar, për të shkuar në kinema, për të darkuar jashtë”, u shpreh Philip.

Sakaq, i moshuari u shpreh se para një viti i është nënshtruar një operacioni në zemër. Mirëpo problemet e tij shëndetësore u shtuan akoma më shumë kur u rrëzua në ambientet e shtëpisë dhe si pasojë theu pesë brinjë. Philip tha se Florin ka shërbyer si burim force për të gjatë kohës së rikuperimit të tij.

“Kur isha në spital, Florin vinte dhe më vizitonte çdo ditë. Kujdesej për mua. Ai ishte burimi i forcës që unë jam rikuperuar”, u shpreh ish-prifti.
Philip më parë ka shërbyer për vite të tëra si prift në kishën anglikane, por doli në pension para se të martohej me Florin, shkruan The Sun.

Lexo edhe :  Shteti që gjobit kompanitë nëse punonjësit e tyre janë mbipeshë

Image result for Philip Clements

Image result for Philip Clements

Të fundit

Evropa po përvëlohet dhe po lufton me zjarret

Evropës iu mor fryma dje nën peshën e një vale të zgjatur të nxehti, një situatë e favorshme për...

Është rritur efikasiteti i karburantit apo… evazioni në dogana?

Nga Eduard Zaloshnja Nga të dhënat zyrtare  rezulton se numri i automjeteve të regjistruara me targa shqiptare është trefishuar në dy dekadat e fundit. Ndërkohë,...

“Mirror”: Zbuloni Rivierën Shqiptare – nga hotelet luksoze deri te gjiret e izoluara

Me kasolle buzë detit, rërë të bardhë të valëzuar dhe ujëra bruz, destinacioni evropian është krahasuar me ishullin e bukur të Azisë Jugore –...

Dy viktima nga zjarret në Elbasan dhe 6 fshatra të djegur plotësisht

Një tjetër viktimë dyshohet se është regjistruar në qarkun e Elbasanit si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar vendin. Pas 80-vjeçarit i cili humbi...

Enigmat mbretërore, shtohet misteri i Varrit të Ledi D

Vera është stina që na kujton Zonjën Diana . Princesha e Popullit lindi më 1 korrik 1961 dhe vdiq më 31 gusht 1997. Muaji...

Lajme të tjera

Web TV