Projekti për Durrësin/ Alabbar: Do aplikojmë teknologji më të përparuar se në Dubai

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të hënë u nënshkrua në Kryeministri marrëveshja për zhvillimin e projektit “Durrës Yacht & Marina”.

Gjatë fjalës së mbajtur në ceremoni, investitori Mohamed Alabbar, deklaroi se në Durrës do të aplikohet një teknologji më e përparuar dhe se në Dubai. Ai tha se investimi do të jetë një risi në qytetet inteligjente, me materiale të veçanta ndërtimi dhe shfrytëzim të energjisë së gjelbër.

“Më besoni se disa nga gjërat që po bëjmë këtu janë më të përparuara dhe se në Dubai dhe është e jashtëzakonshme ta shohësh.

Ideja e hapjes së vendeve të reja të punës, do të ketë më shumë njerëz dhe konsulentë që punojnë, më shumë punësim, por është cilësia e mendjes që duam të investojmë. Një nga këto çështje është që njërzit flasin për qytete inteligjente, por askush nuk e ka bërë. Janë bërë shumë projekte janë provuar shumë gjëra por asnjë teknologji kaq e përmirësuar nuk është vënë në zbatim.

Në Durrës në Shqipëri do të jetë nga më të përparuarat. Kemi punuar 1 vit me ekipin tonë dhe kemi hartuar një listë të zgjidhjeve inteligjente të qytetarëve në botë dhe do ta ndajmë këtë gjë.

Por kjo do të mbulojë kursimin e energjisë, materialet ndërtimore, do të flasim për energji diellore, e gjitha është pjesë e një zgjidhjeje të qëndrueshme”, tha Alabbar.

 

Të fundit

Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti është e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm...

“Kandidati Mancurian” dhe kontrolli i mendjes, kur paranoja kthehet në fakt

Nga Leonard Veizi Kontrolli i mendjes është forma më brutale e dhunës pa gjak. Është dhe akti më i skajshëm i zhveshjes së njeriut nga...

Historia e Bardha Nesturajt, ish-kandidates së PS vite më parë

Bardha Nesturaj, tregtarja e njohur nga tregu i Sarandës e cila përgjatë javës që po lëmë pas ka qenë një ndër më të komentuarat,...

Temperatura deri në 38 gradë Celcius, parashikimi i motit

Ditën e diel moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë territorin. Vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në male, nga ku edhe...

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur jo vetëm rrjetet sociale, por edhe botën e biznesit në SHBA. Andy Byron, CEO i kompanisë teknologjike Astronomer,...

Lajme të tjera

Web TV