KLP i jep mandat drejtuesi tre vjeçar Kledi Llahos, emërohen dhe 13 prokurorë për Apelin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka miratuar sot kandidaturën e prokurorit të Sarandës, Kledian Llaho, si drejtues të kësaj prokurorie me mandat, 3 vjeçar.

Vendimi për emërimin e Llahos, është marë me unanimitet të plotë nga anëtarët e KLP-së, duke i dhënë mundësinë prokurorit Llaho, të drejtojë akuzën e qytetit bregdetar.

Llaho, ka disa vite që shërben në detyrën e prokurorit, ku pjesën më të madhe të karrierës së tij, e ka pasur në prokurorinë e Vlorës.

Fillimisht karriera e tij, ka nisur si oficer në Durrës dhe më pas tek Prokuroria e Krimeve të Rënda. Duke çuar më tej në vendimmarrjen e ish-presidentit Bamir Topi, që vendosi ta dekretonte prokuror në Vlorë.

Gjatë punës në Vlorë, Llaho ka drejtuar një sërë dosjesh penale që lidhen me vrasjet në këtë qytet dhe abuzimet me pronat në zonën e Karaburunit dhe Zvërnecit.

Më pas në 27 janar 2022, Llaho u komandua nga KLP si drejtues në prokurorinë e Sarandës. Komandimi i tij erdhi sapo ish-drejtuesi Alfred Shehu, u emërua nga KLP si prokuror pranë prokurorisë së Posaçme SPAK.

Ndërkohë po ditën e sotme, anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, vendosën të emërojnë në Prokurorinë e Apelit Tiranë 10 prokurorë që shërbenin në 4 prokuroritë e Apeleve në rrethe.

Mes 10 emërimeve, janë komanduar dhe tre prokurorë të tjerë që duhet të transferohen në Tiranë, me qëllim përballimin e volumit të madh të dosjes që prej 1 shkurtit do gjykohen në një Apel të vetëm kombëtar.

Të fundit

Shpërthimi në Fushë-Krujë, reagon Drejtoria e Burgjeve: Nuk u cenua jeta e të dënuarve

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me shpërthimin e ndodhur një natë më parë në burgun e...

Gjërat që njerëzit me IQ të lartë bëjnë sikur i pëlqejnë, por në fakt i urrejnë

Të jesh shumë inteligjent nuk do të thotë që gëzon çdo situatë që shoqëria e konsideron “elitare” apo “intelektuale”. Njerëzit me IQ (koefiçent inteligjence)...

Ferri im

Nga Edison Ypi Jam i sëmurë me grip. Unë dy metra burrë po ndeshem dhëmbë për dhëmbë me një virus që mezi duket me mikroskop....

Rama rrëfen bisedën me Elmar Brok: Sa herë unë vij “të të vras”, ngjitesh më lart!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në Facebook nga takimi me ish-kryetarin e komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, Elmar Brok Mesazhi: Elmar Brok: Edi,...

Si ka fytyrë PD që kërkon procesverbalet?!

Nga Ylli Manjani Tani, edhe kjo kërkesa e PD që i bën me tërsëllimë KQZ, “na jepni kopjet e procesverbaleve”, kur komisionerët e tyre kanë...

Lajme të tjera

Web TV