Dy prej pjesëmarrësve në emisionin “Përputhen” Ana Lleshi dhe Arjon Luli dy vite më parë përfunduan në dyert e Gjykatës.
Shkak për këtë u bë padia që Diana Lleshi, ose ndryshe ashtu si të gjithë e njohim Ana Lleshi ngriti kundrejt Arjon Lulit pasi pretendonte se ky i fundit e kishte shantazhuar përmes një fotoje që ai i kishte bërë asaj në banesën e tij teksa ish-konkurrentja ishte në gjumë.
Ndërkohë, së fundmi sipas “Ora News” Gjykata e Shkallës së Parë e ka dënuar Lulin me 6 muaj burg.
Sipas dokumenteve në dosje, në denoncimin e bërë më datën 8 dhjetor të vitit 2020, Diana Lleshi ka kallëzuar se është njohur me Arjonin gjatë një emisioni dashurie.
Në dosje thuhet se Arjoni pasi kishte probleme shëndetësore kishte telefonuar ish-konkurrenten e Përputhen duke i kërkuar ndihmë për t’i çuar barna në banesë.
Por sipas deklarimeve duke qënë se ishte orë e vonë, Diana Lleshi ka qëndruar atë natë në shtëpinë e Arjonit, ku ky i fundit i ka bërë një foto.
Këtë imazh Arjoni e ka përdorur në formë shantazhi duke i kërkuar Dianës që nëse nuk vepron siç do ai, atëhërë fotoja do të publikohej.
Ndërkohë, çështja ka shkuar në Gjykatën e Apelit pasi mësohet se Arjon Luli e ka apeluar këtë vendim duke kërkuar pafajësi.