Një ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda një apartamenti në Vjenë të Austrisë ku një 30 vjeçar shqiptar ka goditur me thikë pas shpine një tjetër bashkëmoshatar të tij.
Sipas mediave vendase, 30 vjeçari i plagosur mori ndihmë urgjente mjekësore nga shërbimi profesional i shëptimit në Vjenë dhe për rrjedhojë, aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas mediave austriake, 30 vjeçari shqiptar ushtron profesionin e avokatit në Shqipëri. Në banesën ku u gjet i plagosur 30 vjeçari, u gjet edhe thika që shqiptari përdori për ta sulmuar.
Për pasojë ky i fundit u arrestua përkohësisht dhe u dërgua në burg me urdhër të prokurorisë publike të Vjenës. Ende nuk janë zbardhur detaje rreth identitetit të tij por pritet që të merret në pyetje gjatë ditës së sotme për ngjarjen e rëndë.