Fundjava me temperatura të ulëta, si pritet të jetë moti të shtunën dhe të dielën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fundjava do të sjellë rënie të temperaturave të ajrit. Në një lidhje direkte për Klan News, meteorologu Hakil Osmani nga “MeteoAlb” ka thënë se vranësirat do të jenë prezente gjatë ditës së shtunë, ku nuk përjashtohet mundësia për reshje shiu në Ultësirën Perëndimore dhe për reshje dëbore në ato malore.

Ndërkohë e diela parashikohet të sjellë përmërisim të dukshëm të kushteve të motit, por me temperatura më të ulëta.

Hakil Osmani: Dita e sotme edhe pse ka nisur me prezencën e reshjeve të shiut, herë pas here kanë qenë edhe në formën e breshërit, mbetet nën mbizotërimin e kthjellimeve, kalimeve të pakëta të vranësirave deri në orët e pasdites. Më pas, mbrëmja sërish sjell vranësira të shumta në territorin shqiptar.

Vranësira, të cilat do të jenë prezente edhe përgjatë ditës së shtunë. Kryesisht në pjesën e parë të ditës do të jenë të shumta duke krijuar mundësi për reshje shiu në Ultësirën Perëndimore dhe reshje dëbore në zonat malore, por do të jenë në sasi të pakta. Mbeten prezente reshjet e pakëta edhe në pjesën e dytë të ditës së shtunë. Por e diela sjell përmirësim të dukshëm të kushteve të motit.

Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të shkojnë në maksimumet deri në jo më shumë se 12 gradë Celsius, por ditën e shtunë do të kemi ulje të temperaturave të ajrit duke bërë që vlerat të zbresin në -4 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa maksimumet do të zbresin drejt vlerave 10 apo 11 gradë Celsius. Dita e dielë do të sjellë një tjetër rënie të temperaturave të ajrit duke bërë që temperaturat minimale në qytetet e zonave malore të zbresin dhe në vlerat -6 gradë Celsius.

Të fundit

Musk bën akuzën “bombë” ndaj Trump: Figuron në dosjet “Epstein”, ndaj nuk publikohen

Elon Musk nuk ka ndërmend të ndalë sulmen ndaj presidentit amerikan, duke lëshuar një akuzë tepër të rëndë, së...

Parashikimi i motit, 6 Qershor 2025

Sot, e premte, 6 qershor 2025, Shqipëria përjeton një ditë të nxehtë dhe kryesisht me diell në të gjithë territorin.Temperaturat janë të larta, veçanërisht...

Horoskopi ditor, 6 Qershor 2025

Dashi Mundohuni të përfitoni nga fakti se yjet janë në anën tuaj dhe mund të keni mundësi të mira për të fituar diçka më shumë....

Elon Musk: Pa mua, Trump nuk kishte shans të bëhej president

Marrëdhënia në përkeqësim të shpejtë mes Elon Musk dhe Donald Trump po reflektohet gjithnjë e më qartë edhe në platformën sociale X, në pronësi...

“Defender 25” në Durrës, Ambasada amerikane: Stërvitja vjetore më e madhe

Forcat e Armatosura vijojnë stërvitjen "Defender 25", në të cilën marrin pjesë 8 vende të ndryshme, duke përfshirë vendet rajonale dhe SHBA-të. Ndërkohë, sot u...

Lajme të tjera

Web TV