Bosi i mafies italiane Matteo Messina Denaro ka qenë edhe në Shqipëri dhe Mal të Zi. Sipas mediave të huaja Matteo Messina Denaro ka udhëtuar shumë gjatë viteve në arrati dhe para arrestimit të tij Gjurmët e tij janë në disa rajone italiane dhe në vende të ndryshme evropiane dhe afrikane.
Thuhet se Denaro ka ardhur për të krijuar lidhje me biznesmenë dhe zyrtarë. Në Shqipëri Messina Denaro kishte dërguar fillimisht Luca Bellomo, bashkëshortin e mbesës së tij Lorenza, që më pas të vinte personalisht vetë.
“Shefi do ta kishte dërguar për të eksploruar për të krijuar marrëdhënie me sipërmarrësit dhe institucionet”, thuhet në median italiane.
Deri në momentin që ai kuptoi sëmundjen udhëtimet ishin të shumta dhe ka shpenzuar deri në 15.000 euro në muaj.