“Berisha nuk vjen më kurrë në pushtet”/ Meçe: Protesta e sotme e varrosi politikisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Arben Meçe është shprehur se në këtë protestë u mor një mesazh i qartë. Sipas tij, populli opozitar kuptoi vdekjen politike të Sali Berishës dhe se me të demokratët nuk vijnë kurrë nën pushtet.

“Vijimi do të thotë se ky person nuk di dhe nuk do të lexojë situatën. Është fakt, protesta e sotme ishte më e vogël se ajo e 6 dhjetorit dhe edhe me e vogël se 7 korriku. Ka një rënie drastike. Mesazhi s’ka nevojë ta transmetojmë ne. Populli ka inteligjencë të kuptojë pozicionin e Berishës, bojkotin që i bëri populli shqiptar.

Gjithë ai proces që beri me kongresin, votimet, primaret ishin fars, gjithë jeta politike e Berishës në këtë 1 vit, është një flluskë sapuni.

Këtë mesazh mori populli opozitar, që sot kuptoi vdekjen politike të Sali Berishës. Trendi është në rënie, dhe kjo protestë kjo pjesëmarrje e varrosi politikisht. Demokratët e morën mesazhin se me Berishën nuk vijnë kurrë në pushtet, brenda PD kemi një frymë. Populli opozitar është proamerikan dhe sot e bojkotoi Berishën.  Brenda PD duhet ta kuptojmë populli opozita është proamerikan është prezent. Çështja është se në PD sot ka një frymë që është e ardhmja e PD, sot populli opozitar u largua nga Berisha. Të gjithë tani, nga ky moment, ai grupim që ka dalë si forcë amerikane brenda PD të demonstrojë që PO është i fuqishëm në PD” – u shpreh Meçe në një intervistë televizive.

Nga ana tjetër, Roland Bejko është shprehur se motivet e SHBA-së për ta shpallur Berishën “non grata” janë reale, e ndërsa ka treguar 3 rrugë sipas tij për të rrëzuar Berishën.

“Motivet për të shpallur Berishën “non grata” janë reale. Deri në 2008, ne pretendonim se kishim një qeveri të mirë. Nga Gërdeci dhe më pas aleanca me LSI, tregoi qartë që korrupsioni ishte në nivele të larta. Si largohet Berisha? Të braktiset nga demokratët, proces që ka filluar. Nëpërmjet drejtësisë. Nëpërmjet zotit.” u shpreh Bejko.

Të fundit

Barcelona vendi “makth” për Real Madridin, Espanyol befason “Los Blancos”

Real Madridi pësoi një disfatë të hidhur mbrëmjen e sotme, teksa u mposht nga Espanyoli i Marash Kumbullës me...

Ambasadori Meidani mbi Debatin për Ndërhyrjen e NATO-s: Historia nuk do të rishkruhet!

Në një intervistë, gazetarët e njohur Piers Morgan dhe Tucker Carlson u përfshinë në një debat të ashpër mbi rolin e NATO-s në ndërhyrjen...

Akt i rëndë vandalizmi, dëmtohen ikonat në kishën “Ngjallja e Krishtit”

Një akt vandalizmi është regjistruar pasditen e sotme në kishën "Ngjallja e Krishtit" në Ksamil. Sipas përfaqësuesit të këtij objekti kulti, At Pandeli, ngjarja...

Aplikacioni kinez trazon garën për inteligjencën artificiale

Deri më tani, kompanitë e mëdha amerikane kanë udhëhequr në garën globale për krijimin e sistemit më të avancuar të inteligjencës artificiale. Ato mbështeten...

Pesë ushqime që forcojnë sistemin imunitar gjatë dimrit

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe ftohjen. Më poshtë kemi listuar se cilat...

Lajme të tjera

Web TV