Rrëzohen akuzat ndaj Greenwood, Manchester United reagon për të ardhmen e talentit anglez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mason Greenwood pritet të mungojë për pjesën tjetër të sezonit, pasi Manchester United vazhdon të kryejë një hetim të brendshëm ndaj tij.

Anglezi u arrestua në janar të vitit 2022 dhe u pezullua nga Djajtë e Kuq, pak kohë më vonë pasi ndaj tij u ngritën akuza për përdhunim dhe sulm seksual.

Megjithatë, autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar njoftuan në fillim të këtij muaji se akuzat e mëvonshme ishin hequr pasi dëshmitarët nuk dëshiruan të përfshiheshin më në rast.

Pas publikimit të lajmit, United lëshoi një deklaratë të shkurtër ku thuhej:

“Manchester United ka marrë vendimin e gjykatës se të gjitha akuzat kundër Mason Greenwood janë hequr”.

“Klubi tani do të kryejë procesin e brendshëm, përpara se të përcaktojë hapat e ardhshëm. Ne nuk do të bëjmë asnjë koment të mëtejshëm derisa ai proces të përfundojë”.

Hetimi i United ndaj 21-vjeçarit, i cili mbetet i pezulluar nga klubi – pritet të vazhdojë edhe për disa muaj të tjerë.

Ndërsa United shpreson të përfundojë hetimin e brendshëm përpara fundit të këtij edicioni dhe kjo do të thotë se Greenwood nuk do të paraqitet në asnjë ndeshje e as të jetë në stërvitje me skuadrën.

Hetimi ka të ngjarë të përfshijë intervista me sulmuesin e ri, për të marrë versionin e tij të asaj që ndodhi, së bashku me përfshirjen e specialistëve për të ekzaminuar gjendjen mendore dhe fizike të 21-vjeçarit.

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV