Shpërndanin doza kanabisi afër shkollave, arrestohen dy të rinj në Kamëz (Emrat)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë pasi shpërndanin drogë pranë shkollave në Kamzë. Mësohet se në pranga kanë rënë Xhenario Klosi, 23 vjeç dhe Armand Thaçi, 28 vjeç. Ky i fundit kishte thyer masën e arrestit me burg për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Gjatë kontrollit fizik, Xhenario Klosit i janë gjetur 15 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Kamzë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Stop”.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas që shpërndanin doza kanabisi, në afërsi të shkollave, në Kamzë.

Njëri nga të arrestuarit kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për një vepër tjetër penale.

Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të shpërndarjes së dozave të lëndëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Stop”.

Në kuadër të këtij operacioni u kapën në afërsi të dy shkollave të ndryshme në Kamzë dhe u vunë në pranga shtetasit Xh. K., 23 vjeç dhe A. Th., 28 vjeç, të dy banues në Kamzë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas shpërndanin doza të lëndës narkotike kanabis, në afërsi të shkollave, në Kamzë.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit Xh. K. i janë gjetur 15 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Lexo edhe :  Fotot/ Kush është ministrja e parë e kabinetit Rama nëse PS fiton zgjedhjet e 11 majit

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A. Th. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Premtimi i Ramës nga Shkodra: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 1250 euro

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, mori pjesë në prezantimin e projektit të rilindjes se plotë të shkollës ...

Ndahen Piqué dhe Clara Chía, zbulohet shkaku

Kur Gerard Piqué dhe Clara Chía dolën publikisht si çift në gusht të vitit 2022, bota bëri një pauzë. Ishte e pamundur të mos...

Sali Berisha: Ilir Vrenozi ylli i fushatës sonë, e poshtëroi Ramën me reagimin e tij

Për kryetarin e Partisë demokratike, Sali Berisha, fushata e tij për zgjedhjet e 11 majit, e ka një yll: militantin Ilir Vrenozi, i cili...

Bayern shet 5% të aksioneve për blerjen më të shtrenjtë në histori, lojtari refuzon

Bayern Munich po bëhet gati të realizojë transferimin më të kushtueshëm në historinë e futbollit gjerman, por po has në vështirësi. Klubi bavarez kërkon...

Ultramaratona 2000 km në Bruksel, të rinjtë serbë nuk ndalen kundër Vucic

Demonstruesit në Serbi po përpiqen për të tërhequr edhe vëmendjen ndërkombëtare. Pas grupit të çiklistëve që ishte në Strasburg, një grup vrapuesish janë nisur...

Lajme të tjera

Web TV