Shpërndanin doza kokaine në Shkodër, në pranga 2 persona (Emrat)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi shpërndanin droga të forta nëpër ambiente të ndryshme.

Pas kontrollit në automjetit me të cilin udhëtonin, policia gjeti disa doza kokaine.

Në pranga kanë rënë E. Dh., 42 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër dhe S. D., 22 vjeçe, banuese në Shkodër.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i kontrolleve, vihen në pranga 2 shtetas që shpërndanin droga të forta në doza.

Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas, Policia ka gjetur doza kokaine, të cilat këta shtetas do t’i shitnin në qytetin e Shkodrës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në zbatim të planit të masave për kapjen dhe ndalimin e shtetasve që ushtrojnë aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke u bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, kanë vijuar kontrollet në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër. Si rezultat i kontrolleve u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. Dh., 42 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër dhe S. D., 22 vjeçe, banuese në Shkodër.

Në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll, automjetin me drejtues shtetasin E. Dh. dhe pasagjere shtetasen S. D. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në automjet është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe një përforcues grushti (dorezë metalike), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas shpërndanin droga të forta në doza, në qytetin e Shkodrës. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Lexo edhe :  Vrasja në Has, dalin detaje të reja: Motra e viktimës goditi me shkop prindërit e autorit

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Inteligjenca Artificiale, Elton John dhe Dua Lipa i kërkojnë qeverisë britanike mbrojtje

Dua Lipa, Sir Elton John, Sir Ian McKellen dhe Florence Welch janë mes më shumë se 400 muzikantëve, shkrimtarëve...

Fushata mbaroi! Këto janë notat e “Fjala.al” për 30 ditët e partive politike

Sot jemi në heshtje zgjedhore dhe partitë politike sipas ligjit nuk mund të bëjnë asnjë thirrje politike. Nesër, 11 maj, shqiptarët do të vendosin...

“Na bëj një foto”, turistet nuk e kanë idenë se para tyre është Lamine Yamal

Teksa ndodhej në një ambient të hapur, disa vajza ndaluan yllin e Barcelonës, Lamine Yamal, dhe i kërkuan që t'u bënte foto, jo si...

Shembet kanali i hidrocentralit në Gramsh! Dheu ka zënë 2 punëtorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në fshatin Poroçan të Gramshit. Një masiv dheu dyshohet se është shembur në afërsi të një hidrocentrali. Dyshohet se...

Bllokuan makinën e sekretarit të përgjithshëm të PS, policia çon në SPAK Xhemal Gjunkshin

Policia e Dibrës ka dërguar në SPAK kandidatin e PD-së për deputet Xhemal Gjunkshi dhe 3 persona të tjerë pasi mbrëmjen e së premtes...

Lajme të tjera

Web TV