Deputetët e përjashtuar nga Kuvendit, Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Edi Paloka janë përplasur me gardën, teksa kanë tentuar të futen me forcë në Kuvend.
Deputeti dëgjohet tu thotë punonjësve të sigurisë që duan të futen brenda sepse kanë bërë ankimim, por Garda s’i lejon.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Flamur Noka: Hapuni more çuna
Belind Këlliçi: Nuk është legale kjo që po bëni ore, mos lejoni t’ju përdorë.
Flamur Noka: Mos lejoni t’ju përdorë ai, ne kemi bërë ankimim
Albana Vokshi: Kanë bërë ankimim more, shikoni dokumentin
Flamur Noka: Nuk po futemi në shtëoinë e tij, po futemi në Kuvend, nuk kemi gjë me ju por nuk ka lezet.