15-vjetori i Kosovës/ ​Begaj: Rrugëtimi ynë është përpara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Bajram Begaj së bashku me përfaqësues të institucioneve të Kosovës, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, ndërsa ndodhet në Kosovë prej dy ditësh.

Nga aty, Begaj tha se shteti i Kosovës është amanet dhe trashëgimi e Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit.

“Është kënaqësi të jem sot këtu në 15 vjetorin e shtetit të lirë dhe të pavarur të Kosovës. Ky është amaneti dhe trashëgimia që na ka lënë Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari. 15 vite ne kemi parë lindjen dhe rritjen e shtetit të Kosovës dhe besoj që rrugëtimi jonë është përpara, rrugëtimi euroatlantik”, tha ai.

Begaj do t’i drejtohet popullit të Kosovës edhe në seancën e Kuvendit të Kosovës, e cila fillon në orën 11:00.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca bashkë me presidentin shqiptar, Bajram Begaj, kanë vazhduar homazhet dhe nderimet edhe te varri i Adem Demaçit.

Për shënimin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Qeveria e Kosovës ka organizuar një sërë aktivitetesh. Pas mbledhjes festive të Qeverisë, është bërë ngritja solemne e Flamurit të Republikës së Kosovë. Krerët shtetërorë bënë homazhe edhe te Monumenti i të Pagjeturve

Gjithashtu për nder të 15 vjetorit të pavarësisë në sheshet e Prishtinës, do të parakalojnë ushtarët e Forcës të Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.

E përveç seancës solemne të Kuvendit të Kosovës, në orën 17:00, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka organizuar pritje shtetërore.

Kujtojmë që më 17 shkurt të vitit 2008, në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës u shpall pavarësia e Kosovës. Shpallja e pavarësisë u bë nga kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi.

Lexo edhe :  "Situata aktuale në Theth, problem themelor për turistët"

 

Të fundit

Horoskopi ditor, 14 Korrik 2025

Dashi Do të harxhoni shumë energji në komunikimin, bisedat dhe korrespondencën me të tjerët.  Kjo do të jetë një kohë...

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë e Londrës triumfuan me rezultatin...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

Lajme të tjera

Web TV