Ndihmuan Turqinë në operacionet e kërkim-shpëtimit, ekipi shqiptar kthehet në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka shprehur mirënjohjen për ekipin e Forcave të Armatosura dhe Emergjencat Civile të cilat kontribuan përgjatë 11-ditëve në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi.

Përmes një postimi në facebook Peleshi shkruan se ekipet shqiptare të kërkim-shpëtimit kanë marrë vlerësimet maksimale si në turqi ashtu edhe brenda vendit.

“Krenari dhe mirënjohje pafund për 3 ekipet e vajzave dhe djemve nga Forcat e Armatosura, Emergjencat Civile dhe ekipet shëndetësore që kontribuuan përgjatë 11 ditëve në operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e shkatërruara nga dy tërmetet e fuqishme në Turqi.

Ata u nisën për t’u kthyer në Atdhe, duke marrë me vete edhe respektin e popullit turk, që njëherësh është vlerësim për Shqipërinë tonë. Të gatshëm dhe solidarë sa herë të jetë nevoja për kontributin tonë”, shkruan ministri i Mbrojtjes në facebook.

Të fundit

Me fushatën zgjedhore nisin edhe pritjet e qytetarëve për ndryshime

Nadije Ahmeti   Investimet, puna, arsimi... Këto pak fjalë mund të dëgjoheshin nga tri gra që ecnin në një shesh të...

Xhejms Xhois dhe “Uliksi” i pakapshëm i tij

Nga Leonard Veizi   I njohur për romanin që solli polemika të forta, "Uliksi", ai konsiderohet një nga shkrimtarët më me ndikim të shekullit XX. I përkiste...

Vota e Diasporës/ Bum regjistrimi për të votuar emigrantët më 11 Maj

Regjistrimi për votim nga diaspora ka nisur me një interes të lartë, duke arritur mbi 4100 aplikime vetëm 24 orë pas hapjes së procesit. Aplikimet...

Berisha sfidon Ramën, kërkon debat publik

Ish- kryeministri Sali Berisha ka sfiduar kryeministrin Edi Rama më një debat publik. Ai i ka kërkuar që mos i premtoj shqiptarëve nga makina,...

Rama: SPAK-u, fryt i vizionit tonë politik, jo i të huajve

Në një deklaratë të gjatë, Kryeministri ka përshkruar angazhimin e Partisë Socialiste në Reformën në Drejtësi, përballjen me akuzat politike dhe sfidat personale si...

Lajme të tjera

Web TV