Qendër e re shëndetësore në Mbroje të Korçës/ Manastirliu: Rehabilitojmë edhe 60 të tjera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar nga afër ambulancën e Mbrojes së Korçës, e rehabilituar sipas standarteve më të mira në kuadër të programit kombëtar të rehabilitimit të qendrave shëndetësore.

Teksa nënvizoi se qarku i Korçës është në prioritet e qeverisë për investimet në sektorin e Shëndetësisë, Manastirliu tha se standardi i shërbimit shëndetësor është i njëjtë si në fshat ashtu edhe qytet.

“Kemi ardhur për të inspektuar kushtet e reja të infrastrukturës në ambulancën e Mborjes, një qendër që ofron tashmë shërbime dinjitoze për banorët e Mborjes. Programi ynë i rehabilitimit të qendrave shëndetësore është një program i cili nuk ka përfunduar me 300 qendrat, është një program i cili synon të finalizojë përmirësimin e infrastruktrës së të gjithë rrjetit kapilar që ne kemi, të qendrave shëndetësore e ambulancave në të gjithë vendin, në qytet dhe në fshat”, u shpreh ajo.

Në ambulancën e Mbrojes, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të vajzave ndaj HPV, duke e konsideruar këtë proces vaksinimi si të rëndësishëm për mbrojtjen e  shëndetit të vajzave.

“Një tjetër shërbim i shtuar i kujdesit ndaj vajzave është edhe përfshirja e vaksinës kundër HPV-së, për të gjithë vajzat e grupmoshës 13 vjeç. Ne ia kemi dalë që në fazën e parë të këtij programi, mbi 2400 të vaksinohen, program që tashmë është përfshirë na kalendarin tonë kombëtar të vaksinimit”, tha Manastirliu.

Ambulanca e Mborjes është rehabilituar nga programi i 300 qendrave shëndetësore. Janë 14 qendra shëndetësore dhe ambulanca të rehabilituara në këto vite në qarkun Korçë dhe për vitin  2023 planifikohen të rehabilitohen edhe 2 ambulanca. Me investimet e këtij viti në 60 qendra të tjera shëndetësore, janë 400 qendrat e kujdesit parësor të rindërtuara dhe me standardet më të mira nga veriu në jug.

Të fundit

Kontrata e lobimit të PD, ekspertët analizojnë marrëveshjen me kompaninë amerikane

Kontrata e lobimit të PD për pastrimin e emrit të kryedemokratit, Sali Berisha në Departamentin Amerikan të Shtetit, në...

Studimi, plastika në shtëpi lidhet me mijëra vdekje globale nga sëmundjet e zemrës

Kimikatet sintetike të quajtura ftalate të cilat gjenden në produktet e konsumit si enët e ruajtjes së ushqimit, shampoja, grimi, parfumi dhe lodrat e...

Rekord! 10 mijë emigrantë kalojnë kanalin drejt Britanisë me varka të vogla brenda vitit

Më shumë se 10 mijë emigrantë kanë mbërritur në Britani këtë vit duke kaluar Kanalin Anglez në varka të vogla. Pas mbërritjes së 473...

30-vjeçari shqiptar me të ëmën trafikonin kokainë në Rodos! Vlera, 88 mijë euro

Një 30 -vjeçar shqiptar, u arrestua së bashku me nënën e tij për trafik kokaine në Rodos të Greqisë. Pas arrestimit, i ...

Kreshnik Spahiu: Partitë e reja marrin mandat vetëm në Tiranë, kam një këshillë…

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se partitë e reja janë gjëja më interesante që po i ndodh fushatës elektorale të 11 majit. Por ato kanë...

Lajme të tjera

Web TV