“Tirana City Talks”/ Veliaj: Së shpejti linja të dedikuara për autobusët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qyteti i Tiranës është sot disa herë më i pastër se tetë vjet më parë, pavarësisht zhvillimit dhe rritjes së numrit të banorëve dhe turistëve.

Në një tryezë diskutimi me urbanistë dhe arkitektë, në vijim të debateve publike “Tirana City Talks”, kryebashkiaku Erion Veliaj vuri në dukje përmirësimin e cilësisë së ajrit, për të cilin ftoi këdo që ta kontrollojë përmes aplikacioneve online si Il Meteo apo të qendrës Kopernik.

“Nga Il Meteo apo qendra Kopernik, të cilat masin cilësinë e ajrit për çdo qytet, Tirana vlerësohet me notën 8 nga 10 – disa herë jemi 9, disa herë jemi 8 – por, përpara tetë vitesh, i njëjti aplikacion e nxirrte Tiranën me të kuqe, i jepte notën 2, 3 dhe 4, as notë kaluese: pra, qartazi diçka ka ndodhur.

Ndaj, unë prirem të them se kemi shumë për të bërë, por disa gjëra janë bërë mirë. Qyteti është më i pastër, kaluam nga një qytet që pastrohej një herë në ditë, në një qytet që pastrohet tre herë në ditë. Edhe pse është rritur konsumi, janë rritur edhe aktivitetet, megjithatë Tirana e ka përballuar çështjen e pastrimit”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se ky transformim ka ardhur, në radhë të parë, për shkak të ndryshimit të mentalitetit në Tiranë.

“Sa herë më pyesin cili është investimi më i madh që kemi bërë – Bulevardi i Ri, Sheshi “Skënderbej”, Pazari i Ri, apo Lumi i Tiranës – u them se investimi më i madh dhe më i vështirë janë këto 10 cm në kokën tonë”.

Veliaj foli edhe për linjat e shpejta të autobusëve urbanë, që do të futen në Tiranë në këtë sezon veror.

Lexo edhe :  Zbatimi i marrëveshjes Shqipëri–Itali për pensionet/ Rama: Lehtësi për mijëra emigrantë

Jemi gati që këtë verë të lançojmë atë që quhet “Bus Rapid Transit”, linja e shpejtë e autobusit, me korsi të dedikuara dhe të pandërprera. Pra, siç kemi bërë linjat e biçikletave, të njëjtën gjë duam të bëjmë me autobusët. Sipas këtij sistemi do kalojmë linjën Kinostudio – Kombinat, Unazën dhe Tiranën e Re.

Parashikimi është që nëse udhëtimi i plotë i linjës na merrte 54 minuta kohë, duam ta çojmë në 24 minuta, kurse shpejtësinë e autobusëve nga 9.5km/h, në 19.4km/h. Pra dyfishimi i shpejtësisë dhe përgjysmimi i kohës. Nëse dyfishojmë shpejtësinë, nëse dyfishojmë kohën dhe nëse kalojmë nga një transport i 9 mijë pasagjerëve në orë, në 23 mijë pasagjerë në orë, kemi ulur ndjeshëm trafikun, sidomos në këto tre arterie kryesore të qytetet,” u shpreh Veliaj.

Në fund ai përmendi edhe konceptin e Qytetit 15 Minutësh që po zhvillohet në dy lagjet e reja të Tiranës, “Kombinati” dhe “5 Maji”.

Të fundit

Shqipëria, në një aplikacion/ TEA, mijëra përdorues nga e gjithë bota

Çfarë ofron Shqipëria gjendet në një aplikacion në celular. Në më shumë se 1 vit nga krijimi, TEA është...

“Dua një familje tjetër”/ Flet komshiu që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

Bahri Mblloshmi, personi që gjeti i pari 12-vjeçaren e abuzuar nga babai i saj në fshatin Sheqisht të Fierit tregoi se e mitura kishte...

Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një nënkomisar në Elbasan. Bëhet fjalë për Edison Pemaj, i cili dyshohet për veprën penale “Shtrëngim...

Pas ndarjes nga Jozi, Loredana po kërkon një lidhje të re: Jo muskuj, ja ç’dua tani

Ish-banorja e Big Brother VIP, ka folur rreth jetës së saj private në “Goca dhe Gra”. Ajo ka rrëfyer se djemtë kanë nisur t’i dërgojnë...

1919 – Kalimi i parë ajror i Atlantikut nga balona britanike R34: kur qielli u bë rrugë

Më 6 korrik 1919, një balonë ajrore britanike me emrin R34 u ul në Mineola, Long Island, pranë Nju Jorkut, duke përfunduar me sukses...

Lajme të tjera

Web TV