Historia tragjike e 41-vjeçarit turk që humbi gjymtyrët: Rrënojat ranë mbi mua, mendova..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Babit Babacan është një nga të mbijetuarit e tërmetit tragjik në Turqi. Për shkak të lëndimeve të rënda që mori, Babacanit iu prenë dy këmbët deri mbi gju dhe krahu i majtë mbi bërryl.

Babacani ishte në shtëpi bashkë më gruan dhe tre fëmijët e tyre në momentin që ra tërmeti.

Mësohet se ai ka qëndruar tre ditë nën rrënoja. Aktualisht ai ndodhet në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por i nevojiten para për të vendosur proteza në gjymtyrë.

Ai foli për momentet tragjike që kaloi me familjen e tij, duke thënë “Shtëpia u shemb papritur. Rrënojat ranë mbi mua, bërtita dhe askush nuk dëgjoi. Në atë moment e ndjeva se do të vdisja.

Në ditën e 3-të të tërmetit, unë bërtita ‘Jam këtu!’ ndërsa fadroma ishte duke punuar.

Ata ndaluan dhe më shpëtuan. Këmba ime e majtë ishte pak më mirë, këmba tjetër dhe krahu i majtë ishin shtypur.

I hapa sytë në spital”, ka rrëfyer 41-vjeçari.

Mjekët bëjnë me dije se pas disa muajve, Babacanit ka nevojë për vendosjen e një proteze.

“Kërkoj ndihmë nga njerëzit për protezë”, tha ai.

Të fundit

Helena Kadare në SPAK, kërkon të marrë pjesë në seancën e Veliajt

elena Kadare, e veja e shkrimtarit të madh Ismail Kadare është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Për gazetarët ajo...

Luhatjet e forta të votave të PD-së, përballë murit 800-mijësh të PS-së

Nga Eduard Zaloshnja Jo zyrtarisht, fushata elektorale filloi këtë javë nga dy partitë e mëdha, me motorë të ndezur në kapacitet të plotë nga të...

U ndërpre pasi avokatët kërkuan kohë të njihen me dosjen, rinis seanca për Veliajn

Ka rinisur në GJKKO seanca për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Seanca filloi në orën 08:30, por u shty për në orën...

Rama: Kush ka bërë korrupsion duhet të dridhet nga drejtësia

Kryeministri Edi Rama sërish thotë se drejtësia e re do të ketë mbështetjen e Partisë Socialiste, por thotë se nëse SPAK dhe GJKKO dështojnë...

Veliaj, sot para gjykatës/ Avokati Hoxha: Masa e arrestit në burg, e gabuar

Avokati Arbër Hoxha thotë se masa e arrestit në burg”, vendosur ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është e gabuar. Në një intervistë për “Newsline”...

Lajme të tjera

Web TV