Qofsh e rrofsh Kosovë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Avni Ponari

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008 është një prej ngjarjeve më të shenjuara të historisë sonë kombëtare, e fituar pas dekadash të tëra mund, djersë, luftë dhe gjak.

Kush më njeh e di se dashuria për Kosovën tek unë është shumë e madhe. Ajo ze një pjesë të rëndësishme në qënien time.

Dashuria për Kosovën nuk daton në vitin 2003 kur vendosëm të themelonimin në Prishtinë SIGAL UNIQA Group AUSTRIA Kosova, si zbatim i strategjisë për ndërkombëtarizim të aktivitetin sigurues të SIGAL sh.a që ishte themeluar në Tiranë më 1999.

Dashuria për Kosovën është më e vjetër, ndoshta që para se të lindja unë, bjeshkëve të Malësisë së Gjakovës. Edhe pse nga Malsia e gjakoves ja ndruan emrin dhe e quajten me nje emer fshati, Malsia e Gjakoves mbetet dashuria  mbrojtja besnikria,trimeria e Kosoves. Ajo  Është një dashuri e rrënjosur prej brezash, që vijon të jetë ende po aq e fortë .

Sote gjerat kane ndryshuar,dhe cdo gje qe bejme eshte e rendesishme dhe I sherbet nje ideali te madh te endrruar ne shekuj.

Nga kjo dashuri e madhe për të, më erdhi ndër mend ideja e Ligës Unike në basketboll, një event sportiv që ka bashkuar sportistët nga të dy shtetet. Jam shumë i lumtur që, atë që nuk ka mundur ta bëjë politika, mundi ta bëjë basketbolli.

Por dashuria për Kosovën do të vijojë edhe në të ardhmen, jo vetëm me SIGAL-in, jo vetëm me SIGAL Prishtinën, jo vetëm me sporonsorizimin e Federatave të Futbollit dhe Basketbollit, jo vetëm me mbështjetjen ndaj Futbollit të Femrave, jo vetëm me mbështetjen në art e kulturë por me ide dhe projekte të tjera që do të na bashkojnë edhe më shumë. Sepse në fund të fundit, jemi dy shtete por jemi 1 Komb.

Lexo edhe :  Tmerri i ri në Tiranë... parkimi dysh

Gëzuar e dashura Kosovë!

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV