Shifrat e COVID-19/ MSH: 9 raste të reja, asnjë humbje jete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

9 raste të reja me koronavirus dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit.

Ky është bilanci i fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë, raporton se aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë.

Ndërkohë, mësohet se janë shëruar 22 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,712 që nga fillimi i epidemisë.

NJOFTIMI I MSH
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 385 testime, nga të cilët 9 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:

4 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Patos, Divjakë, Korçë.

Janë 145 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 22 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,712 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 23 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 9
Të shëruar në 24 orë 22
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 385

Testime totale 2,038,626
Raste pozitive 333,455
Raste të shëruara 329,712
Raste Aktive 145
Humbje jete 3,598

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 120
Fier 9
Shkodër. 4
Lezhë. 4
Berat. 3
Vlorë 3
Korçë. 2

Të fundit

Meta në qeli/Avokati ia hedh fajin Kryemadhit: Kartat e kreditit janë përdorur nga Monika

Gjykata e Posaçme nuk ndryshoi masën “arrest në burg” për Ilir Metën. Avokati i tij Kujtim Cakrani tha se...

Cristiano Ronaldo pranon të rinovojë me Al Nassr, shifrat marramendëse të kontratës

Cristiano Ronaldo do të vazhdojë aventurën e tij në Arabinë Saudite. Sulmuesi portugez është pranë firmës së një kontrate të re me Al Nassr, ndërsa marrëveshja...

Zbulohet ftesa e çuditshme për dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez

Në botën e elitës globale, një ftesë nuk është thjesht një mesazh informues, është shpalosje stili, sinjal i qëllimit, madje edhe objekt koleksioni. I...

Zgjedhja e kreut të BKH-së, 6 kandidatë u skualifikuan, kush janë emrat që vijonë garën

SPAK ka bërë publik emrat e shtatë kandidatëve që kanë kaluar në fazën e dytë të garës për zgjedhjen e Drejtorit të Byrosë Kombëtare...

E rëndë/ Autobusi me nxënës del nga rruga dhe përfundon në lumë

ANGLI-Një autobus që transportonte nxënës, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një lumë në Hampshire. Si pasojë tre persona janë transportuar në spital....

Lajme të tjera

Web TV