Situata në PD/ Gazetari: Nëse Alibeaj merr vulën, rikthehet Basha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Aleksandër Çipa thotë se ka dy opsione në lidhje me çështjen e mbetur pezull në gjykatë, për vulën e Partisë Demokratike.

Në një intervistë për Euronews Albania, Çipa u shpreh se opsioni i parë është që vulën ta marrë Enkelejd Alibeaj dhe nëse kjo do të ndodhë, ish-kryedemokrati Lulzim Basha do të rikthehet në politikën aktive.

Sipas tij, opsioni i dytë është që vulën ta mbajë Sali Berisha, megjithatë, Çipa shtoi se ish-kryeministri do e ketë të vështirë që ta mbajë partinë të bashkuar.

“Unë mendoj që janë dy opsione,të cilat janë pohuar zyrtarisht nga palët sipas interesit të tyre. Një opsion, është që i njihet e drejta e posedimit të logos dhe vulës nga vektori i zotit Alibeaj. Nëse kjo do të ndodhë, unë mendoj që grupi i të heshturve, përfshi edhe zotin Basha do të kenë një moment të ri të shfaqjes dhe artikulimit dhe aksionit të tyre politik, që pashmangshmërishtdo të jetë i ndryshëm nga ai i zotit Berisha.

Opsioni i dytë, në këndvështrimin tim është, nëse zotit Berisha do t’i jepet kjo mundësi, përsëri problemi do të jetë i hapur, sepse zoti Berisha do e ketë të vështirë të realizojë objektivin e fitores. Faktorët brenda partisë dhe faktorët e tjerë do të jenë një arsye pse nuk do të shkohet te fitorja që pretendon zoti Berisha”, theksoi ai.

Të fundit

Duolingo po pushon nga puna stafin, inteligjenca artificiale do ta bëjë punën

Duolingo gradualisht do të ndalojë së përdoruri punonjës të pavarur për detyra që mund të trajtojë inteligjenca artificiale, sipas...

“Rriten krimet kibernetike”/ Në burgje dominon mosha 21-29 vjeç

Veprat penale u ulën në vitin 2024 por krejt e kundërta ka ndodhur me autorët e dyshuar që u rritën me 1.4%. Instituti i Statistikave...

“Të armatosur deri në dhëmbë!”/ Mbërrin në Mesdhe flota më e madhe britanike

Luftanija britanike HMS Prince of Wales, është fotografuar për herë të parë duke udhëhequr një nga flotat më të fuqishme në historinë e kohëve...

“Rinovon” Lara Colturi, përfaqëson Shqipërinë edhe për 1 vit

Pak ditë më parë lajmi se skiatorja Lara Colturi  kishte shprehur dëshirën që të garonte në të ardhmen për Italinë, trazoi ambjentin në vendin...

Nis edicioni i 5 i Turneut Universitar të Sportit, pjesmarrës 1200 studentë

Me pjesëmarrjen e 1200 studentëve nga 30 universitete të vendit, ka nisur në Tiranë, edicioni i 5-të i turneut Universitar të Sporteve. Të rinjtë përveç leksioneve...

Lajme të tjera

Web TV