Trefishohen rastet me diabet!/ Mjekët: Shkak, ushqimi dhe jeta sedentare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shifrat me të cilat po rritet sëmundja e diabetit dhe komplikacionet që shkakton ajo, kërkojnë një plan kombëtar për të parandaluar jo vetëm diabetin por edhe komplikacionit që shkakton, të cilat janë që nga humbja e shikimit deri te humbja e njërës gjymtyrë.

Diabeti çon çdo vit në verbimin e 1000 pacientëve, ndërkohë që jo pak humbin njërën këmbë, pasi këmba diabetike është ndër komplikacionet e rëndësishme tek këta pacientë.

Në vitin 2005 ishin 30 mijë pacientë, sot jemi 86 mijë, gati trefish të numrit të personave me diabet. Ka një rritje të lehtë të verbimit dhe këmbës diabetike”- shprehet Florian Toti, mjek endokrinolog per Top Channe.

Shumëfishimi i numrit të pacientëve me diabet lidhet me ushqimet qe po konsumojnë shqiptarët  sot ku pjesa më  e madhe produkteve stimulohen me hormone duke nisur që nga mishi, produktet e qumështit të cilat janë me qumësht pluhur dhe niseshte deri tek frutat dhe perimet.

Por mjekët thonë se edhe mungesa e aktivitetit fizik është ndër shkaqet kryesore, pasi shqiptarët përdorin makinën  edhe  për distanca të shkurtra .

Ndaj kërkohet në mënyrë imediate parandalim që në fëmijëri. Sëmundja e diabetit është ndër më të kushtueshmet si për familjen që ka një pjesëtar me diabet por edhe për shoqërinë.

Të fundit

Cipa dhe liria

Nga Ben Andoni Sikur dikush do arrinte ta prekte e ta hiqte cipën e shoqërisë sonë, atëherë do të trandej...

Trump beson te “miqësia” me Putinin, rezultati një ngërç i rrezikshëm

Opinion nga David E.Sanger, The New York Times “Asgjë nuk do të ndodhë derisa unë dhe Putini të ulemi bashkë,” deklaroi presidenti Donald Trump në...

26 gusht 1920 – Gratë në SHBA fitojnë të drejtën e votës

Më 26 gusht 1920, Ndryshimi i 19-të në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara hyri në fuqi, duke u dhënë grave të drejtën e votës...

Horoskopi ditor, 26 Gusht 2025

Dashi  Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria do të jetë e përmirësuar....

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple dhe OpenAI. Ata akuzojnë Apple...

Lajme të tjera

Web TV