Pas mjekëve, edhe farmacistët braktisin vendin/ Toma: Nuk plotësojmë dot turnet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shëndetësia Shqiptare po njeh së fundi një tjetër braktisje. Pas mjekëve e infermierëve edhe farmacistët kanë nisur të largohen nga vendi.

Sipas të dhënave zyrtare të Urdhërit të Farmacistit, vetëm në 2022 janë larguar 75  profesionistë të fushës. Për Diana Tomën, kryetaren e këtij urdhëri, ky fenomen shumë shpejt do të na çojë në mungesë profesionistësh në këtë shërbim

“Për hir të së vërtetës quhet masiv referuar numrit të farmacistëve që e ushtrojnë profesionin dhe atyre që po largohën. Nëse për disa vite po të vazhdojnë me këto ritme largimi do jemi para mungesës së personelit që do të na ofrojmë shërbim farmaceutik. Nëse me parë ishim në raportin iknin 1, 2 dhe 8 mbeteshin, vajtem në raportin që 5 mbeten dhe 5 iknin. Aktualisht jemi në raportin më shumë se 5 ikin më pak se 5 mbeten”, tha Toma.

Kriza për gjetjen e profesionistëve të barnave ka nisur, deklaron Toma.

“Nuk gjen farmacistë për t’i plotësuar, dhe kur garantojnë me profesionistë njërin turn, kanë probleme të mbulojnë turnin tjetër”, tha ajo.

Aktualisht në të gjithë vendin numërohen rreth 3 mijë farmacistë. Kjo shifër ka mbetur e pa ndryshuar për të pakën 3 vitet e fundit, si pasojë e largimeve.

Të fundit

Të gjithë në SPAK, Tom Doshi: U thirra si person që kam dijeni për një hetim

Ish-deputeti Tom Doshi, njëkohësisht drejtues i PSD, iu përgjigj pozitivisht të hënën një fletëthirrjeje të Prokurorisë së Posaçme, SPAK. I...

Romeo Kara paralajmëron arrestime “VIP” dhe lëkundje të elitës politike

Një epokë po mbyllet, një tjetër po fillon. Arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj shënon një tjetër goditje të fortë në luftën kundër...

Floriana Garo shpall kandidaturën për primaret në Durrës/ Gati për e fitoren më 11 Maj

Zëdhënësja e Partisë Demokratike dhe Anëtare e Kryesisë, Floriana Garo, ka shpallur kandidaturën e saj për Primaret e PD-së në Qarkun e Durrësit. Ajo shprehu...

Sa është numri i ndërmarrjeve aktive dhe të punësuarve në vend?

Mënyra sesa investojmë dhe ku investojmë, përcakton jo vetëm fuqinë tonë financiare, riskun që marrim përsipër, por edhe modelin e ekonomisë. Thënë ndryshe, mënyrën...

Çmimet rekord në jug! Tirana dhe plazhet, shtëpitë bëhen edhe më të shtrenjta

Nga Tirana në Durrës, përfshirë rivierën e jugut apo vijën bregdetare të Shëngjinit e Talës... harta e re e referencave do shtrenjtojë edhe më...

Lajme të tjera

Web TV