“Kufomat notonin gjithandej”, mjekja rrëfen tmerrin nga përmbytja e anijes në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i emigrantëve që vdiqën mëngjesin e sotëm në Cutro ka shkuar në 59 pasi anija me të cilën po shkonin drejt Italisë u nda në dysh.

Mediat italiane raportojnë se numri i viktimave mund të rritet në më shumë se 100.

Mes viktimave të konfirmuara janë 14 të mitur, mes tyre edhe një foshnje disa muajshe.

Mjekja Laura De Paoli ka rrëfyer për mediat italiane se kur kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, kishte kufoma që shiheshin gjithandej.

“Kur mbërritëm në vendin e përmbytjes së anijes, pamë kufoma që notonin kudo dhe shpëtuam dy burra që mbanin në krahë një fëmijë. Fatkeqësisht, fëmija kishte vdekur.

Të dy që mbajtën fëmijën mundëm t’i shpëtojmë.

Ata ishin vëllai dhe daja i djalit. Ne u përpoqëm ta rikthenim, por mushkëritë e tij ishin plot me ujë. Ai ishte 7 vjeç”, tha mjekja.

Deri më tani janë shpëtuar 80 emigrantë. 21 prej tyre janë dërguar në spital ndërsa pjesa tjetër janë strehuar në një qendër për azilkërkuesit.

Të fundit

Pushteti që rritet duke “përpirë” gjithçka rreth vetes

RELDAR DEDA - Shqipëria vazhdon ende të jetë e kërrusur nga pesha e aktiviteteve të rrjeteve të narkotrafikut, nga...

Inter humbet 15 milionë euro dhe “fajin” e ka Kristjan Asllani

Kristjan Asllani nuk është në planet e Christian Chivu për sezonin e ri. Shqiptari nuk e ka bindur trajnerin e ri të zikaltërve, ndaj...

“Më kishin paralajmëruar për Endrit Shabanin, por i besova dhe…”

Kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka komentuar sërish zhvillimet e fundit brenda koalicionit me të cilin ai mori pjesë në zgjedhjet e...

“Partitë e reja janë plani i Ramës sipas modelit serb: opozitë me 7-8 parti”

Belind Këlliç sulmoi partitë e reja që morën pjesë në zgjedhjet e 11 majit, pasi i quajti pjesë të planit të Ramës për të...

“KQZ levë e qeverisë, noter për epshet elektorale të Ramës”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, akuzoi publikisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se është thjesht noteri i Kryeministrit Edi Rama, pasi certifikoi...

Lajme të tjera

Web TV