Rama-McGonigal/ 24 orë debate, Berisha dhe Balla premtojnë “fakte të reja”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Palët politike në Parlament, veçanërisht PS dhe PD po përgatiten për senacën e gjatë të 2 marsit, kur është thirrur në mocion me debat  kryeministri Edi Rama për çështjen McGonigal. Të dy palët janë me qëllime të kundërta; PS për të lehtësuar Ramën dhe PD për të shtuar akoma më shumë dozën kundër kryeministrit, për atë që e konsideron “skandalin më të madh”.

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste do të ndezin Parlamentin për çështjen e shumë diskutuar “Rama-McGonigal” në seancën plenare të 2 marsit. Priten debate të forta me akuza të ndërsjellta, pasi një ditë përpara edhe në SHBA, në Kongresin Amerikan do të diskutohet çështja McGonigal. Ishzyrtari i lartë i FBI-së Charls McGonigal po hetohet në SHBA për akuzën e lidhjes me oligarkët rusë, takime në Shqipëri të fshehta, katër prej të cilave me Ramën dhe korrupsion. Partia Demokratike është ajo më e interesuara të përballet me kryeministrin Edi Rama mbi të vërtetën e takimeve dhe a ka qenë Rama ai që ka paguar për të shpalllur “non grata” ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha.  Në një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Taulant Balla, është shprehur se grupi që ai drejton mezi pret zhvillimin e mocionit me debat, më 2 mars për çështjen McGonigal. Sipas Ballës, publikut do t’i komunikohen të vërteta të mëdha. Diskutimet në Kuvend do të vijojnë për 24 orë dhe çdo deputet do të ketë në dispozicion 10 minuta për të folur. Ndërsa, i pyetur rreth kërkesës së Partisë Demokratike për të nisur sa më parë shqyrtimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e ministres Olta Xhaçka, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste kujtoi se kërkesa do të shqyrtohet nga  Këshilli i Legjisalcionit teksa theksoi se më 2 mars do të jetë në rend dite vetëm mocion me debat me kryeministrin. “Seanca e ardhshme. Të enjten, më 2 mars kemi përcaktuar mbajtjen e një mocioni me debat. Besoj që të gjitha Grupet Parlamentare duhet të përgatiten më së miri për këtë debat… të mos gjendemi me kërkesa të tjera proceduriale që ta pengojnë mbajtjen e këtij mocioni. Çdo deputet do të ketë 10 minuta në dispozicion. Kemi të bëjmë me bashkim të disa kërkesave. Grupi i PS-së mezi po e pret këtë mocion me debat për të komunikuar me publikun disa të vërteta të mëdha… Mos harroni që data dy është një seancë e paracaktuar dhe e vetmja çështje e rendit të ditës është mocioni me debat”, është shprehur Taulant Balla.

Lexo edhe :  “Qeveria ka bllokuar Tik Toku-n”/ Berisha denoncon në KE: Po na kontrollojnë internetin!

Reagimi i Berishës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp paraditen e së hënës, tha se “njerëzit përgjegjës nga qeveria shqiptare për të organizuar veprimtaritë “zyrtare” të McGonigal në Shqipëri kanë qenë Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla”. “Të dhënat dëshmojnë se, ministrat ishin në dispozicion të plotë me urdhër të Edi Ramës, të këtij kryemafiozi, që tradhtoi vendin e tij, që u korruptua nga Edi Rama dhe që të dy, për qëllime dhe interesa personale, zhvilluan veprimtari antiamerikane, antishqiptare, antiligjore. Në këtë kontekst, njerëzit përgjegjës nga qeveria shqiptare për të organizuar veprimtaritë ‘zyrtare’ të McGonigal në Shqipëri kanë qenë Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla. Këta kanë marrë pjesë në sistemin korruptiv të gjobave nga ekipi famëzi i McGonigal”, tha Berisha. “SKAP-i partisë nuk do e hetojë këtë çështje sepse në çdo skaj, në çdo qoshe, fijet të çojnë te Edi Rama. Gjiknuri, i vetëdijshëm për veprimtarinë korruptive antiligjore, iu deklaroi medieve në krye të radhës se çdo gjë e kam bërë me porosi të Edi Ramës. Ndërkohë, theksoj se në krijimin e “background”-it të favorshëm për gjobëvënie për McGonigal dhe ekipin e tij, një grup më i gjerë individësh i ka shërbyer këtij aktiviteti të pashembullt korruptiv. Bëhet e qartë se në funksion të këtij aktiviteti ishte thashethemi zyrtar, sipas të cilit lista u dorëzua nga Basha, Gabriel Escobar, apo Rama dhe natyrisht, Yuri Kim. A ishte kjo një përpjekje për të krijuar një mjedis sa më receptiv ndaj gjobave të McGonigal dhe ekipit të tij, unë për këtë ftoj të hetojë Inspektorin e Përgjithshëm të DASH, FBI-në dhe Komisionin e Kongresit të SHBA. Por ky gossip zyrtar, përbënte pa diskutim krijimin e terrenit më të favorshëm për gjobëvënies mafiozë, që thuhet se kanë mbledhur shuma dhjetëra e dhjetëra milionë”, shtoi Berisha.

 

Të fundit

Tjetër rekord, Evropa përjetoi marsin më të ngrohtë të regjistruar

Evropa ka përjetuar marsin më të ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve, ndërsa ndryshimi i klimës vazhdon të shtyjë...

Loredana kërkon t’i japë fund, Jozi: Tregove veten

Tensionet kanë arritur kulmin mes Loredanës dhe Jozit pasditen e djeshme, duke çuar në një ndarje të papritur mes çiftit. Një debat i ndezur,...

“Plumbi i Artë”/ Hoxha: Vrasjen e Kilos e urdhëroi Alibej, kishte lidhje me gruan e tij

Po mbahet sot seanca për operacionin “Plumbi i artë” në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Krimet e Rënda (GJKKO),...

BE fuqizon 3 partnerët kryesorë të SPAK/ Strategjia e re kundër korrupsionit dhe krimit

Çdo ditë dëgjojmë se kriminelët janë një hap përpara. Kjo mund të ndryshojë vetëm nëse u japim agjencive tona të zbatimit të ligjit mjetet...

VIDEO/ “Eja drejt fitores” – PD publikon sloganin e çeljes së fushatës së 11 majit

Partia Demokratike ka bërë gati sloganin për çelejn e fushatës elektorale të 11 majit, për zgjedhjet parlamentare ku do të dalin deputetët e rinj...

Lajme të tjera

Web TV