Shtëpia e Bardhë urdhëron fshirjen e TikTok-ut nga pajisjet qeveritare brenda 30 ditëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtëpia e Bardhë iu ka dhënë të gjitha agjensive federale afat për 30 ditë që të fshijnë TikTok-un nga të gjitha pajisjet qeveritare.

Aplikacioni imediave sociale, me pronësi kineze, dhe që është bërë shumë popullor në të gjithë botën, është vënë në një kontroll nga Uashingtoni për shqetësimet e sigurisë.

Ndalimi, i urdhëruar nga Kongresi në fund të vitit të kaluar, pasohet nga veprime të ngjashme nga Kanadaja, BE-ja, Tajvani dhe më shumë se gjysma e shteteve të SHBA.

Në Dhjetor, Kongresi votoi për të ndaluar punonjësit federalë që të përdorin aplikacionin dhe i dha administratës 60 ditë për të nxjerrë direktiva.

Shumë agjenci qeveritare, përfshirë Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Mbrojtjes, Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe Departamentin e Shtetit e kishin ndaluar TikTok nga pajisjet qeveritare përpara votimit.

Të martën, Komiteti i Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve do të votojë një projektligj që mund t’i japë Joe Biden autoritetin për të ndaluar TikTok nga të gjitha pajisjet amerikane.

Më herët të hënën, Kanadaja njoftoi ndalimin e TikTok nga pajisjet e lëshuara nga qeveria, duke thënë se paraqet një nivel “të papranueshëm” rreziku për privatësinë dhe sigurinë.

Dy institucionet më të mëdha të politikëbërjes së BE javën e kaluar e ndaluan TikTok nga telefonat e stafit për arsye sigurie kibernetike.

Të fundit

Musk bën akuzën “bombë” ndaj Trump: Figuron në dosjet “Epstein”, ndaj nuk publikohen

Elon Musk nuk ka ndërmend të ndalë sulmen ndaj presidentit amerikan, duke lëshuar një akuzë tepër të rëndë, së...

Parashikimi i motit, 6 Qershor 2025

Sot, e premte, 6 qershor 2025, Shqipëria përjeton një ditë të nxehtë dhe kryesisht me diell në të gjithë territorin.Temperaturat janë të larta, veçanërisht...

Horoskopi ditor, 6 Qershor 2025

Dashi Mundohuni të përfitoni nga fakti se yjet janë në anën tuaj dhe mund të keni mundësi të mira për të fituar diçka më shumë....

Elon Musk: Pa mua, Trump nuk kishte shans të bëhej president

Marrëdhënia në përkeqësim të shpejtë mes Elon Musk dhe Donald Trump po reflektohet gjithnjë e më qartë edhe në platformën sociale X, në pronësi...

“Defender 25” në Durrës, Ambasada amerikane: Stërvitja vjetore më e madhe

Forcat e Armatosura vijojnë stërvitjen "Defender 25", në të cilën marrin pjesë 8 vende të ndryshme, duke përfshirë vendet rajonale dhe SHBA-të. Ndërkohë, sot u...

Lajme të tjera

Web TV