“E dinë DASH si byrektore te Lana”/ Rama-opozitës: Pika që s’ju bie…!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ironizoi opozitën në Kuvend dhe tha se kanë ndërtuar një histori qesharake, ku Departamenti Amerikan i Shtetit shfaqet si byrektore.

Rama tha se nëse opozita do të ndiqte të gjitha takimet e tij, atëherë një Komision Hetimor do të duhet të ngrihej çdo javë.

“Këtu ushqehet një narrativë luçinante dhe qesharake mbi mënyrën si veprojnë shtetet. Sipas tyre, DASH është një byrektore që brumin e merr unë, okllain nga Carli, drutë nga personi A, tavën nga personi B nga Skrapari. Letrën e byrekut ia çon kimetja, edhe më pas byreku del në pazarin e Tiranës. O zot ta mendosh që këta kanë qeverisur Shqipërinë. Si mund të mendojë qeverinë më të fuqishme të botës si byrektoret e Lanës që ndërtuan shoferët e këtyre. Ku hyje në byrektore dhe firmosje letra falso. Të spiunoje dikë që t’i zije vendin pastaj apo të bëheshe shollë. E pra, ja se si mund të imagjinoj se kur vjen nga Lana e demokracisë te Lana e marrëzisë do mbytesh. Të zezat e tua janë të zezat e të gjithëve dhe jo vetëm duke mos pasur pikën e respektit por duke u përpjekur me tërbim të vesh litar si i mbyturi që të mbyt. Kërkojnë të bëjnë revolucion për të shpëtuar Amerikën. Keni dy muaj që më kërkoni, ku je dhe ku je…Faqja e tretë, McGonigal hëngri darkë me mua. Por e vërtetë është, hëngri darkë me mua, më ka ftuar ai mua, në Shqipëri e ftoja unë atë, në Nju Jork më ftonte ai mua. Hera e 10. Mbrojtja e të akuzuarit dështoi të provojë se I akuzuari i ka raportuar takimet apo udhëtimet. Pra, i akuzuari nuk ka bërë detyrën e tij sipas tyre dhe sipas ligjeve të tyre. Ku hyn këtu krimi im, se i raportoi ai apo s’i raportoi qendrës takimet me mua? Krimi që e takoj në ristorante? Ta dini ju sa takoj unë në restorante do bëni Komision Hetimor çdo javë. Bëjeni dhe një për Mark Rutten se aty e kam takuar.”-tha Rama.

Të fundit

Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, nuk raportohet për të lënduar

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në periferi të qytetit të Korçës, ku dy makina janë përplasur me...

Primaret e PD, mbyllet procesi i votimit në 12 qarqet e vendit

Është mbyllur votimi për primaret e PD-së në 12 qarqet e vendit. Në Lushnjë ka pasur së paku 1440 votues, ndërsa procesi është shtyrë deri...

28-vjeçari australian u zhduk në Valbonë! Flet vëllai: Më njoftoi pronari i hotelit

Vëllai i një australiani 28-vjeçar , quajtur Cameron, që është zhdukur në Valbonë, teksa ishte duke eksploruar vendin, ka folur më tepër për ngjarjen. Sipas...

3 pikë të arta për Elbasanin, tjetër disfatë e Partizanit

Elbasani mundi 2-0 Partizanin, në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”. Të besuarit e Gvozdenovic festuan në minutën e 37-të, teksa Musta ekzekutoi saktë...

Testamenti i Anastasit: I fal ata që më penguan…

Testament i Kryepiskopit të Tiranës, Durrës dhe gjithë Shqipërisë, Anastasit: “I bekuar qoftë emir yt o Zot. Me mirënjohje të thellë reflejktoj mbi vitet që...

Lajme të tjera

Web TV