Analisti Frrok Cupi thotë se opozita shqiptare po demonstron “donkishotizëm” me retorikën e saj sulmuese ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në studion e ABC News, ai tha se opozita ka humbur çdo gjë.
“Shansi shumë i mirë i mazhorancës shqiptare, i kryeministrit të Shqipërisë, është se opozita është në një hall shumë të madh për shkak të Sali Berishës. Amerika dhe qeveria e Shqipërisë sulmohen nga më të korruptuarit e botës, njerëzit që janë në krye të tabelës për korrupsion dhe për minim të demokracisë. Ne kemi dy ish-presidentë, në aparencë, duket sikur prodhojmë liderë vetëm për të qenë absurd, njerëzit që sulmojnë Perëndimin dhe që krijojnë absurdin”, theksoi ai.