Shisnin kanabis të ndarë në doza, arrestohen dy persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një i mitur dhe një 17-vjeçar janë arrestuar sot në Shkodër, pasi janë kapur në flagrancë duke shpërndarë lëndë narkotike kanabis nëpër doza.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve fizike të ushtruara nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve, në 2 lagje të ndryshme të qytetit, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza, të gatshme për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Nga kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, konstatohen dhe goditen 2 raste të shpërndarjes në doza, të lëndës narkotike kanabis.

Vihen në pranga 2 autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale dhe sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në të gjithë qarkun, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë evidentuar dhe goditur 2 raste të shitjes së lëndës narkotike kanabis, në doza. Për këto raste u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E. R., 20 vjeç dhe M. K., 17 vjeç, të dy banues në lagjen “10 korriku”.

Gjatë kontrolleve fizike të ushtruara nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve, në 2 lagje të ndryshme të qytetit, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza, të gatshme për shitje.

Të fundit

Një reagim i Trump i bën gjëmën miliarderit Elon Musk, Tesla bie për dy arsye

Aksionet e Tesla-s (TSLA) ranë me 7.6% sot para hapjes zyrtare të bursës, pasi drejtori ekzekutiv i kompanisë, Elon...

“Ishte rrëmbim”/ Malltezi flet për herë të parë pas 20 muajsh në arrest

Jamarbër Malltezi, prej mbi 20 muaj i mbajtur në masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, ka dhënë më shumë detaje, lidhur me dritë-hijet e...

Tabuja që theu Gjykata Speciale me lirimin e Malltezit!

Nga Ylli Pata Vendimet e marra nga GJKKO-ja me personazhet e nivelit të lartë politik, që nga rasti “Tahiri”, e me radhë, nuk kanë gjetur...

Lirimi i hapësirave publike, nesër Rama do të jetë në Durrës

Sot nisi në Durrës aksioni për lirimin e hapësirave publike. A2 ka raportuar se kryeministri Edi Rama nesër do të shkojë në qytetin bregdetar...

“Nuk është e vërtetë!” Skënder Brataj reagon për lajmet mbi atentatin

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, përmes një postimi në rrjete sociale ka përgënjeshtruar lajmet se ka rënë pre e ndonjë atentati apo është...

Lajme të tjera

Web TV