“Mashtrimet dhe falsifikimet kanë fund absurd”/ Gjokutaj ‘shuplakë’ Alibeajt dhe Bashës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati, Genc Gjokutaj ka folur për vendimin e KQZ në lidhje me regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit.

Gjokutaj u shpreh se mashtrimet dhe falsifikimet kanë fund absurd duke theksuar se ankimi në Gjykatën e Apelit ndaj vendimit të Shkallës së Parë e ka bërë Enkelejd Alibeaj që nuk njihet si kryetar nga KQZ për tu regjistruar dhe për këtë arsye komisioneri i ka dhënë dy ditë kohë për tu firmosur nga Lulzim Basha.

“Imagjinoni që ankimi në Gjykatën e Apelit ndaj vendimit të Shkallës së Parë e ka bërë Enkelejd Alibeaj që nuk njihet si kryetar nga KQZ për tu regjistruar dhe për këtë arsye komisioneri i ka dhënë dy ditë kohë për tu firmosur nga Lulzim Basha.

Me firmosjen e Lulzim Bashës mbyllet dhe kapitulli i aktit të tradhëtisë që ka bërë Lulzim Basha dhe shërbimi që do ti bëjë mazhorancës për të krijuar imazhin e kryetarit të partisë ndërkohë që ai i ka pushuar tagrat e përfaqësimit së fundmi edhe me vullnetin e tij të plotë.

Edhe brenda pretendimit të tyre këta janë kapur sot si të paligjitimuar. Ata hiqen si dy kryetar, ku njëri thotë se ndihet se jam dhe jam, thotë Enkelejd Alibeaj se thotë se e ka marrë mandatin nga Lulzim Basha dhe Lulzim Basha që ka pushuar së qëni së fundmi dhe me dorëheqjen e tij dhe problemet që thashë.

Mashtrimet dhe falsifikimet kanë një fund të tillë një fund absurd ku kemi një vit që pretendohet se është Enkelejd Alibeaj kryetar i PD dhe KQZ na konstaton se Lulzim Basha është kryetar. Ndërsa Gjykata e Apelit nuk e konstaton që Alibeaj nuk është kryetar por e legjitimon si ankues në cilësinë e kryetarit”, shprehet Gjoktaj.

 

Të fundit

Xheneta tregon pse i ka shkruar Gjestit

Pas valës së komenteve dhe thashethemeve që shpërthyen në rrjet pas deklaratës se i kishte shkruar Gjestit, Xheneta ka...

Prifti ra nga çatia e kishës në Korçë! DETAJET e fundit për ngjarjen e sotme

Prifti Kristaq Viso, i cili mesditën e sotme u rrëzua nga çatia e Kishës në Korçë është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Burimet...

Çfarë do ndodhë me Berishën? GJKKO kalon për gjykim dosjen “Partizani”

Gjykata e Posaçme ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen “Partizani”, ku të akuzuar janë kryetari i PD, Sali Berisha dhe dhëndri i tij,...

Nga erdhën lekët për VIP-at? Donald Trump nis hetimet kundër Kamala Harris

Donald Trump njoftoi sot se dëshiron të nisë një "hetim të madh" mbi mbështetjen që ish-kundërshtarja e tij në garën presidenciale Kamala Harris mori...

Elyse dhe mediat franceze jehonë të madhe samitit të Komitetit Politik Europian në Tiranë

Nga Mentor Hoxha/ Francë Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian, i cili u mbajt për herë të parë në Shqipëri më 16 maj 2026...

Lajme të tjera

Web TV