Rreth 24 orë të mbetura nga përfundimi i afatit/ Alibeaj mbledh grupin parlamentar të PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Enkelejd Alibeaj ka mbledhur mesditën e sotme grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Në qendër të takimit do të jenë diskutimet mbi regjistrimin e PD-së në zgjedhje, ndërkohë që kanë mbetur rreth 24 orë nga afati që kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi u dha për dorëzimin e dokumentit të nevojshëm të firmosur nga Basha i cili ligjërisht rezulton të jetë ende kryetar partie.

Sipas informacioneve, jo të gjithë deputetët e grupit parlamentar të PD-së janë të pranishëm në mbledhje.

Në mbledhjen e zhvilluar në 9 mars, gjatë shqyrtimit të kërkesave të grupimit të Berishës dhe të Alibeajt për t’u regjistruar në zgjedhje, KQZ vendosi të mos i pranojë të dyja. Kërkesa e Rithemelimit nuk u pranua për shkak se Basha njihet ligjërisht si kryetar partie dhe jo Berisha.

Ndërsa kërkesën e Alibeajt për regjistrimin e PD-së në zgjedhje, Ilirjan Celibashi u shpreh se nuk e pranonte për shkak se mungonte një dokument shumë i rëndësishëm që ka të bëjë me Kodin Zgjedhor dhe që duhet firmosur me patjetër nga kryetari i partisë, që ligjërisht është Lulzim Basha.

Për dorëzimin e dokumentit të firmosur, KQZ i la afat PD-së vetëm 48 orë kohë.

Ndërsa deputeti Gazment Bardhi në një reagim të bërë u shpreh se kjo ishte një deklaratë politike e KQZ dhe se nuk do të bëhej asnjë plotësim tjetër i dokumenteve

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV