Covid-19/ Mjeku paralajmëron qytetarët: Kujdes, virusi është kthyer në…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

COVID-19 nuk shkakton më panik, në popullatë dhe as në sistemin shëndetësor. Ulja e infektimeve prej kohësh e ka kthyer historinë e koronavirusit në situatë normale.

Ashtu siç edhe ishte parashikuar pandemia po vjen drejt shuarjes. Në një intervistë televizive neurokirurgu Kita Sallabanda thotë se tashmë Europa është në situatë endemike.

“Kjo po ndodh në gjithë Europën po ndodh në Spanjë. Sipas informacioneve që kemi nga buletini europian është kthyer në një endemik,” – u shpreh ai.

E megjithatë, virusi SarsCov2 vijon të sjell nënvariante të reja, të cilat kanë çuar dhe në rritje me 1,7% të infektimeve në moshat mbi 65 vjeç në Europe.

“Edhe BA1, BA2 dhe XXB që ka dalë tani janë tre variante të Omicron që janë me agresivitet më të ulët, por kjo s’duhet të na bëjë të ulim vigjilencën,” – tregoi Sallabanda.

“Është vërtet që jemi të gjithë të relaksuar, nuk bëhen më testime masive, por ata që kanë shenja të COVID ne jo vetëm i testojmë por fillojmë marrim masa ti izolojmë, kemi rekomandime, të rrinë nga 1 deri në 5 ditë në shtëpi,” – shtoi mjeku.

Aktualisht në vendin tonë numërohen 160 të infektuar me COVID, 6 prej të cilëve po marrin mjekim të specializuar në spitalin infektiv.

Të fundit

‘O patronazhist, o legen, o qen’/ Rama batuta me ‘petalen e trëndafilit socialist’

Edjon Maliqi, një prej të rinjve që tërhoqi vëmendje në rrjet me fjalimin e tij në Kuvendin Rimor të...

Kanada/ Të shtëna me armë zjarri, të paktën 12 të plagosur në Toronto

ë paktën 12 persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Toronto. Sipas autoriteteve autori i dyshuar i ngjarjes ishte maskuar me kapuç...

Të rinjtë në diasporë lindin më shumë, arsyet pse çiftet në Shqipëri bëjnë të kundërtën

Të rinjtë shqiptarë në emigracion lindin më shumë fëmijë se bashkëmoshatarët e tyre në Shqipëri. Rritja vit pas viti e kostove për familjet e...

8 Marsi/ Ikonat e lëvizjes emancipuese të gruas në Gjermani

Në fund të shekullit të 18-të gratë në Europë filluan të kërkonin gjithnjë e më shumë të drejta. Që në atë kohë ato filluan...

8 Marsi, presidenti Begaj: Bekuar qofshin gratë shqiptare, forca e vërtetë e jetës sonë!

Presidenti Bajram Begaj, uroi sot të gjitha gratë shqiptare me rastin e 8 Marsit, duke i cilësuar ato forcën e vërtetë të jetës së...

Lajme të tjera

Web TV