Kujdes, ja ku fshihen më së shumti viruset në shtëpitë tona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në shtëpitë tona mund të ndodhë që bakteret të jenë prezente në pjesë të ndryshme dhe ne mos t’i dallojmë dot. Por ka disa objekte, të cilat duhet të pastrohen çdo ditë, dhe duan kujdes të shtuar, sidomos gjatë kësaj periudhe.

Sfungjeri
Sfungjeri është një objekt i përshtatshëm për rritjen e mikroorganizmave për shkak të lagështisë dhe të ngrohtësisë që ai mban, ndaj duhet të ndërrohet vazhdimisht.

Celulari
Telefonat janë gjithmonë të ekspozuar nga mikrobet, Smartphonët tanë janë kudo që ne ndodhemi, në rrugë, në autobus, në tualet, dhe për pasojë marrin një numër të madh mikrobesh. Ekspertët e sëmundjeve infektive këshillojnë që celularët t’i fshijmë gjithmonë në fund të ditës me një pecetë me mikrofibër, ose një copë e lagur me ujë dhe uthull.

Çarçafët
Ne shpenzojmë rreth një të tretën e javës në shtrat, dhe për këtë duhet që çarçafët të lahen vazhdimisht.

Tualeti
Megjithëse të gjithë mendojnë se tualeti është vendi më i pisët i shtëpisë, ekspertët thonë se kjo nuk është e vërtetë. Ashtu siç dihet, tualetet mbajnë shumë mikrobe dhe duhen pastruar vazhdimisht megjithatë menytë e restoranteve dhe tastiera e kompjuterave përmbajnë më shumë mikrobe.

Peshqirët
Ato mbajnë shumë mikrobe për shkak të lagështisë. Për peshqirë të pastër, duhet që ata t’i lajmë një herë në 3 përdorime dhe ti ndërrojmë vazhdimisht.

Lavamani i kuzhinës
Është një ambient shumë i përshtatshëm për mikroorganizmat. Sugjerohet që ata të dezinfektohen vazhdimisht si dhe gjithmonë pasi në të kemi vendosur mish sipër tij.

Tastiera e kompjuterit
Tastiera e kompjuterit është më e ndotur se tualeti, ndaj ajo dhe mausi duhen pastruar çdo ditë.

Dorezat e dyerve
Prej dorezës së derës mund të përhapen shumë baktere, ndaj ato duhet të pastrohen vazhdimisht.

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV