”Berisha nuk ngjall shpresë”/ Ja sa bashki mund të marrë më 14 maj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Ilir Demaliaj u shpreh se edhe nëse zgjedhjet bëhen të rregullta, sërish Partia Demokratike nuk do të regjistrojë fitore të madhe.

Gjatë një prononcimi për mediat, Demaliaj theksoi se Sali Berisha nëse hyn në zgjedhjet e 14 majit me kandidatët e tij, mund të fitojë 10 bashki.

Sipas Demaliajt, qytetarët e kanë humbur besimin te politikanët. “Unë mendoj që Partia Demokratike, në çdo variant është e humbur. Unë nuk besoj, ashtu siç thotë Berisha që do të vijë uragani popullor, se edhe po të bëhen zgjedhjet edhe në mënyrë normale, Partia Demokratike nuk do të dalë ndonjë fituese e madhe.

Gjendja sot, ka humbur besimi, kanë një lloj neverie njerëzit, sepse njerëzit shohin. Unë kam thënë që Partia Demokratike, në këtë gjendje që është mund të marrë 10 bashki. Por nuk ka forcë, nuk ngjall shpresë”, deklaroi ai.

Ndërkohë më herët Ilir Demaliaj u shpreh se për PD nuk ka rëndësi ku shkon vula, por Partia Demokratike ka “vdekur” dhe vula i ka humbur me kohë pasi ka humbur filozofinë e saj si parti. “Unë mendoj se ajo parti i takon Berishës dhe nuk ka rëndësi se kush e ka vulën. Por, Partisë Demokratike i ka humbur vula me kohë, pasi kjo parti asnjëherë nuk ka pasur një filozofi apo një doktrinë të djathtë.

Partia Demokratike si parti ka fituar vetëm një palë zgjedhje, ato të vitit ‘92. Por kjo parti sot është pasojë e gjithë rrjedhës së saj me një autoritarist si Berisha.

Duhet ngritur debati se çfarë duhet bërë dhe nuk ka më rëndësi se ku ka shkuar vula. Largimi i atyre deputetëve që u larguan duke u kthyer kundër Berishës, ose kundër Bashës. Çfarë mund të themi pastaj për koalicionin me një filogrek.

Lexo edhe :  Shqipëria një narkoshtet?/ Rama i kthehet ashpër gazetarit: Ke debulesë për Becchettin

Kjo e ka shndërruar PD në një parti provinciale”, nënvizoi Demaliaj.

Të fundit

Së shpejti hidhet shorti/ Rama: Gati apartamentet për 1069 familje

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, bën të ditur se 1069 familje do të gëzojnë banesat...

Trafiku ajror u rrit 260.08%/ Shqipëria vendi me rritjen më të madhe të pasagjerëve

Raporti i Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve (ACI) për muajin mars 2024 rendit Shqipërinë të parën në  klasifikimin ndërkombëtar të muajit prill për rritjen e...

Sherr në Shkodër, goditet me sende të forta një person

Një person është plagosur me sende të forta në Shkodër. I plagosuri është dërguar menjëherë drejt spitalit rajonal të Shkodrës, ndërsa ka marrë dëmtime të...

Rrotull Babait

Nga Edison Ypi Rruga e asfaltuar për t'i rënë rrotull Baba Tomorrit kthen majtas pak para Poliçanit. Asfalti është shpikur për të vajtur nëpër restoranta. Asfalti...

“Buzzly”: Vizitoni Shqipërinë për një zbulim të vërtetë turistik në 2024-n

Jeni të lodhur nga të njëjtat destinacione të vjetra turistike të pushtuara nga turizmi masiv? Gjatë tre viteve të fundit, është regjistruar një rritje...

Lajme të tjera

Web TV