“O teta Bardha, më kanë vrarë”/Fqinja tregon fjalët e 10-vjeçares që i ekzekutuan gjyshen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bardha, një nga fqinjet e Mimoza Pajës, 58-vjeçares që u vra një natë më parë në lokalin e Fatjon Muratit, ku dhe punonte si banakiere, ka treguar bisedën me mbesën e viktimës, që u plagos në të njëjtën ngjarje. Në një rrëfim për mediat, Bardha thotë se 10-vjeçarja i ka shkuar në shtëpi duke qarë dhe i ka treguar se e kishin vrarë. Më pas, gruaja thotë se të miturën e ka marrë ambulanca. Fqinja shton se ndihet e pasigurtë në vendin ku jeton, për shkak të ngjarjeve të shumta kriminale që janë shtuar.

“Jetonte në kushte të vështira ekonomike, i kishte vdekur burri para 2 vitesh. Unë isha brenda, djali po flinte, u çua djali i trembur, ka ndodhur një vrasje. Kur dola jashtë, thanë “kshtu kshu”, u vra Moza, armë me breshëri, kur dola dëgjova këto gjëra. Jemi aq të frikësuar sa kemi frikë të jetojmë të shtëpia, në punë tënde, këtu është bërë jetë e frikshme. Ambulanca erdhi shpejt. Erdhi 10 vjeçarja, më tha mua “o teta Bardha më kanë vrarë”, po qante me të madhe, ishte duke qarë, erdhi ambulanca dhe e mori. Ka disa kohë që po punonte”, tregon fqinja.

Masakra ndodhi një natë më parë në Don Bosko. Dy persona qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 60 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij.

Lexo edhe :  Rrëfimi i Linda Ramës: Familja jonë është shtuar me një mbesë

 

Të fundit

Tedi Blushi dhe Flamur Noka flasin kokë më kokë, çfarë po gatuan opozita për në shtator?

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka ngjitur këtë të mërkurë shkallët e selisë blu ku...

Icardi godet me shuplakë tifozin e Gallatasarait

Mauro Icardi ka arritur edhe një herë të tërheqë vëmendjen mbi veten, dhe për fat të keq jo për aftësitë e tij në futboll....

Bie Bitcoin! Gjendja e kriptomonedhave pëson ndryshime

Tregtarët e Bitcoin dhe Ether realizuan fitime të mëdha pas niveleve rekord të kriptomonedhave, por presionet makroekonomike rritën luhatshmërinë e tregut. Bitcoin ra në 113,500...

Çim Peka “harron” Ramën, e gjen problemin te Linda Rama: E shkëputur nga realiteti

Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë, si rrallë më parë, ka dhënë një intervistë për revistën “NEWSBOMB” ku nuk është kursyer të flasë...

Detajet nga ngjarja në Maliq: 14-vjeçari po mbrohej, autori e ndoqi me thikë në dorë

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e 14-vjeçarit Erald Xhejo më 14 Gusht në Pirg të Maliqit. Adoleshenti u qëllua me...

Lajme të tjera

Web TV