Ka rënë në prangat e policisë ish-punonjësi i zyrës së Kadastrës në ish-komunën Dushk të Lushnjes.
Ai ishtë dënuar me 1 vit burg pasi akuzohet se ka falsifikuar dokumentet për të ndryshuar kufijtë e pronave.
Njoftimi i policise:
Falsifikoi dokumentet, për të ndryshuar kufijtë e pronave, kapet dhe vihet në pranga, ish-punonjësi i zyrës së Kadastrës në ish-komunën Dushk.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, kapën dhe ndaluan shtetasin Agim Gjyla, 64 vjeç, banues në fshatin Dushk, Lushnjë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Shtetasi Agim Gjyla, në vitin 2018, gjatë kohës që ka qenë punonjës i zyrës së Kadastrës në ish-komunën Dushk, ka falsifikuar disa dokumente, me qëllim për të ndryshuar kufijtë e pronave.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.