KAS shqyrton ankimimin e Alibeajt/ Sefa: Autorizimi i Bashës është i vlefshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesi ligjor i Enkelejd Alibeaj në Partinë Demokratike, Indrit Sefa ka mbrojtur në KAS, ku po shqyrtohet ankimimi i Alibeaj,  tezën se autorizimi i Lulzim Bashës, i dhënë  në momentin kur ai dha dorëheqjen vlen për çdo datë të vendosur për zgjedhjet në vitin 2023.

Ai shtoi se vetë Sefa ka autorizimin e duhur për të kërkuar rregjistrimin në zgjedhje për shkak se ai është përfaqësue i përhershëm i saj pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Kodi Zgjedhor që përcakton që periudha e zgjedhjeve është nga 15 prilli deri në 15 maj që caktohet se kur do të bëhen zgjedhjet e në Republikën e Shqipërisë.

Autorizimi i jep tagrin të përfaqësuarve që jemi tre , për të bërë të gjitha kërkesat, edhe për regjistrimin e partisë politike, në Komisionin Qendror të zgjedhjeve.

Gjithashtu unë si përfaqësues i Partisë Demokratike jam edhe përfaqësues i përhershëm i Partisë Demokratike jam edhe përfaqësues i përhershëm i saj në KQZ.

Në bazë të nenit  26 të kodit Zgjedhor unë kam  tagrin që të bëj kërkesa nga më të ndryshme, si rrjedhojë edhe kërkesa për regjistrimin e subjektit zgjedhor është një nga këto kërkesa.

Ndaj kërkesa është firmosur nga unë në bazë të autorizimit, por edhe në bazë të përfaqësimit të hershëm që kam”, tha Indrit Sefa.

Të fundit

Harxhi: Si LaCivita do t’i japë fitoren Sali Berishës!

Christopher Joseph LaCivita, një nga strategët kryesorë të fushatës së Donald Trump dhe një konsulent politik i njohur, ka...

Gjykata Europiane shqyrton planet e Italisë për refugjatët

Këtë të martë Gjykata Europiane fillon konsultimin për të sqaruar nëse është në përputhje me të drejtën e BE-së plani i qeverisë italiane për...

Demalia: Rama ngriti 10 mijë flamuj në mes të Athinës, Berisha uli brekët!

Analisti Ilir Demalia i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTv foli për takimin e Sali Berishës me shqiptarët e Athinës, ndërsa...

Berisha për gazetarin grek: Beleri dhe Bollano, njerëzit më të ndershëm në Shqipëri

Sali Berisha ka dhënë një intervistë për gazetën greke “Manifesto”. Mes të tjerave, aty flet dhe për Fredi Belerin. “Është e njohur (në rajon), që për...

Gjermania i del kundër Trump: Nuk do e pranojmë Rusinë në G7!

Rusia nuk do të kthehet në G7 (grupin e shtatë shteteve më të industrializuara të botës) siç ka kërkuar presidenti i Shteteve të Bashkuara...

Lajme të tjera

Web TV