Kandidati për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi ka zhvilluar sot një takim me banorët e Tufinës.
Banorët u ankuan për mungesën e ujit të pijshëm, ku sipas tyre nuk kanë më shumë se 2 orë në ditë, mungesën e investimeve në shkollën e Tufinës, ku prej 20 vitesh nuk është vënë dorë, apo dhe rrugën për të shkuar deri atje ku fëmijët e fillores janë të detyruar të kalojnë mes përmes varrezave.
Në fjalën e tij Këlliçi tha se nuk ka ardhur për të gënjyer askënd dhe se është aty vetëm për të premtuar vetëm ato probleme që janë brenda mundësive për t’u realizuar, por pa harruar të pranojë dhe gabimet që ka bërë Partia Demokratike ndër vite për zgjidhjen e problemeve.
“Jemi në një fushatë që nuk është fushatë e zakonshme. Erjon Veliaj trumbeton kryeqytetin europian të rinisë. Ai ka mbaruar punë me rininë këtu dhe i jep mend rinisë në Europë. Këto arritje pash që kryebashkiaku i shpalli para dy tre ditësh. Problematikat që ka Tirana sot duhet të ishin zgjidhur prej vitesh. Unë jam këtu për të pranuar dhe gabimet që ka bërë Partia Demokratike në të kaluarën, por jam këtu ama për të qenë para jush me këmbë në tokë, për të dhënë premtime të prekshme dhe tëg realizueshme. Ju jap fjalën që siç jam i pakorruptuar sot, ashtu do të jem dhe nesër i pakorruptueshëm në mbrojtje të interesit tuaj. Çfarë premtoj unë! Çështja e ujit të pijshëm do marrë një zgjidhje. Nuk po them këtu 24 orë në ditë se s’kam ndërmend t’ju gënjej. Me ekipin e inxhinerëve, të mundohemi që brenda 100 ditëve të para ta çojmë këtë sasi dy orë në ditë deri në 14 orë në ditë për një periudhë të caktuar kohe. Paratë e taksapaguesve nuk do të shkojnë më për inceneratorë, por do shkojnë për qytetarët, do shkojnë për familjet në nevojë, do shkojnë për çiftet e reja, për të bërë të mundur që këtu të rrinë të rinjtë. Paratë do shkojnë në infrastukturë, në ndriçim, në trajtimin e çështjes së ujit të pijshëm. Pa disktutim përpos këtyrë çështjeve, do ketë një disiplinim dhe një sjellje normale të policisë bashkiake. Kështu që ju premtoj që brenda 100 ditëve të para do ketë një disiplinim të plotë të kësaj strukture” tha Këlliçi.