A ka vdekur Talo Çela? SPAK bën lëvizjen që nuk pritej

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një operacion i kryer nga prokuroria e posaçme SPAK, në ndihmë të së cilës është vënë dhe policia e Elbasanit, ka pasur si qëllim arrestimin e njeriut më të kërkuar nga drejtësia Shqiptare, Talo Çela.

Ndërhyrja policore për kapjen e Talo Çelës, i akuzuar për disa ngjarje të rënda, është kryer në zonën mes fshatrave Sinaballaj dhe Jubë të Rrogozhinës.

Përmes dokumentave të siguruara nga gazetari Elton Qyno në dosjen “Dumani”, tregohet se aksioni i SPAK dhe prokurorisë së Elbasanit, është zhvilluar në dy banesa.
Policia dhe SPAK, kishin marë informacione në rrugë operative se Talo Çela, fshihej në banesën e Lefter J. dhe Besnik J, të cilët janë me vendbanim pikërisht në zonën ku ka qëndruar familjarisht për shumë vite dhe bashkëpuntori i prokurorisë, Nuredin Dumani.

Informacioni se Talo Çela, fshihet pikërisht në zonën e fshatit të Dumanit, ka çuar prokurorinë të realizojë një kontroll “BLIC” me shpresën e kapjes së Çelës.
Gjatë kontrolleve nuk është konstatuar asnjë send i paligjshëm dhe asnjë gjurmë e Talo Çelës, duke mos sjellë asnjë rezultat.
Ndërhyrja policore në këtë zonë të Rrogozhinës, kryhet në një kohë kur ekzistojnë zëra mediatike se Talo Çela, mund të jetë vrarë.

Por SPAK dhe prokuroria e Elbasanit, prej më shumë se dy vite hetojnë dosjet e Talo Çelës, megjithëse ai nuk është arritur të kapet asnjëherë nga policia kriminale.
Në të njëjtën kohë shumë të dhëna operative tregojnë se Talo Çela, lëviz i qetë mes Tiranës, Elbasanit, Durrësit dhe zonës së Peqinit.

Lirshmëria e njeriut më të kërkuar nga policia, u prezanta dhe në një raport nga ish-drejtori i antiterrorit në Tiranë, Gledis Nano, i cili njoftonte Ardi Veliun se Talo Çela lëizte në Tiranë me një “Audi Q8”.

Lexo edhe :  Celibashi i rrëzon PD-së pretendimin për ‘trenin bullgar!

Sipas informacionit pikërisht në këtë kohë, Talo Çela, ka zhvilluar takim me Ervin Matën në ambjentet e hotelit që disponon në rrugën e “Dibrës”.

SPAK e kërkon Talo Çelën, si person të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës. Për vrasjen e Fatmira Dedës në Durrës dhe për një seri krimesh të tjera që lidhen me grabitjet dhe vjedhjet./ Elton Qyno

Të fundit

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Lajme të tjera

Web TV