Luizi ka marrë ½ e shikimeve të Joe Biden/ Shqiptarët të zhytur në kotësinë e Big Brother

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli Rakipi ka pyetur Blendi Fevziun lidhur me largimin masiv të shqiptarëve dhe mungesën e jetës kulturore në Shqipëri.

Gjatë intervistës në emisionin “Të Paekspozuarit” Fevziu e lidhi largimin e shqiptarëve me kushtet më të mira ekonomike që u ofron Perëndimi.

Lidhur me spektaklin Big Brother, që ka “mbërthyer” pas ekranit shumë shikues, Fevziu deklaroi se nuk ka shumë informacion për të, pasi nuk e ka ndjekur, por shtoi se e sheh si një fenomen kalimtar dhe jo shqetësues.

Ylli Rakipi: Shumë njerëz po ikin nga Shqipëria. Edi Rama tha se duhen ngritur pagat sepse rrezikojmë të mbetemi pa punonjës. Tani e ndjen.

Blendi Fevziu: Mendoj se do të ikin akoma edhe më shumë.

Ylli Rakipi: Pse mendoni se shqiptarët po ikin nga vendi kaq masivisht edhe në vitin 2023?

Blendi Fevziu: Këto vitet e fundit ka masivitet më të madh të ikjeve në të gjithë zonën. E dyta, fataliteti më i madh për ne është që po largohen njerëzit e shkolluar. Me kalimin e kohës, rrogat kanë mbetur në nivele të ulëta. Oferta që sjell Perëndimi është shumë më e rëndësishme se çfarëdo oferte që mund të marrësh në Shqipëri. E treta, Evropa ka nevojë për emigrantët, por ata do të preferonin një emigracion europian të brendshëm, pasi kulturalisht është më kollaj të integrohen. Në 10-20 vitet e ardhshme numri i atyre që do të largohen do të jetë akoma më i madh. Ka mungesë shprese, siguria është shumë keq dhe e treta këta njerëz duan t’i rrisin fëmijët në vende të zhvilluara.

Ylli Rakipi: Jeta kulturore e Shqipërisë është pothuajse e vdekur. Jemi zhytur në një kotësi të jashtëzakonshme. Të martën dhe të shtunën, shkon ora 8, njerëzit janë nëpër shtëpi dhe kafene duke parë Big Brother. Ti nuk e ke parë atë, por fenomenin e përcjell.

Lexo edhe :  Aksioni i opozitës në vjeshtë, Berisha: Largimi i Ramës kusht mbi kushtet

Blendi Fevziu: Nuk shoh zakonisht asnjë spektakël, as me kërcim, as në TV të tjera.

Ylli Rakipi: Të pyes për një gjë që ndihem i shqetësuar për shoqërinë ku jetojmë. Luizi ka marrë një të dytën e shikimeve të Joe Biden, katër miliardë e ca. Rama kishte 600 e ca milionë. Mos jemi një popull që kemi ikur për lesh?

Blendi Fevziu: Kështu ka ndodhur edhe me popuj të tjerë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Greqi. Fenomene mediatike të tilla ndodhin.

Ylli Rakipi: Që populli të mbërthehet i gjithi në kotësi?

Blendi Fevziu: Para disa kohësh një regjisori shqiptar i thashë, do të iki të shoh një ndeshje futbolli. Ai u transformua dhe tha, si do të shkosh të shohësh 20 budallenj që luajnë? Unë i thashë e shoh futbollin e kam pasion. Varet nga gjykimi. Problemi është nëse shoqëria e zgjat më shumë, por ka fenomene të tilla në shoqëri.

Ne kemi patur defektet tona si shoqëri. Pse komunizmi në Shqipëri ishte më i egër se çdo vend? Pse Shqipëria ishte vendi i fundit që u shkëput nga Perandoria Otomane?

Të fundit

Historike! Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vjen në Tiranë, zbulohet data

Më 11 shtator, Tirana do të mirëpresë mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Organi më i lartë...

Efektivi Klajdi Mustaj e nxori nga automjeti, i mituri humb jetën

Një lajm i trishtë ka ardhur pasditen e kësaj të hëne nga Spitali i Traumës aty prej disa ditësh po luftonte me vdekjen i...

Ben Blushi: Një krahasim mes Palestinës, Kosovës dhe Maqedonisë

Të gjithë ata që për arsye të ndryshme janë dashamirës të Hamasit, këto ditë duhet të jenë të çliruar. Hamasi po e fiton luftën...

“News24, kur pronarit i prishen pazaret dhe gazetari ngel në rrugë”

Qindra punonjës të News24 dhe mediave të tjera të Irfan Hysenbelliut, rrezikojnë të mbeten pa punë, pas konfliktit mes pronarit dhe shtetit lidhur me...

Përkeqësohet situata, zjarret në pyjet e Gramshit po bëhen edhe më masive

Situata nga zjarri në Sojnik të Gramshit është përkeqësuar akoma më shumë. Sipas kryebashkiakut të Gramshit, Besian Ajazi, një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer...

Lajme të tjera

Web TV